Pastrimi 21 Maj 2022

I kemi të domosdoshme në verë, si t'i mbajmë atletet "dëborë të bardha" duke i larë në lavatriçe

Pastrimi

Tani që po vjen vera atletet e bardha janë të domosdoshme por mbajtja e bardhësisë së tyre është një sfidë më vete.

Një pjesë prej nesh e gjejnë zgjidhjen shpejt duke i futur në lavatriçe por sipas ekspertëve kjo nuk këshillohet.  Një ekspert pastrimi, Will Lankston, këshilloi që të mos i lani atletet ashtu dhe sidomos të mos i vendosni në tharëse. "Nxehtësia mund t’i thërrmojë atletet dhe të shkatërrojë ngjitësin që i mban ato”, tha ai. Ose të paktën përpara se t’i fusni në lavatriçe, sigurohuni që të keni lexuar udhëzimet për pastrimin e tyre.

Është gjithashtu e rëndësishme të kontrolloni temperaturën e duhur të rekomanduar në etiketën e tyre. Kjo është një metodë hap pas hapi për t’i bërë këpucët tuaja të pastra si ditën që i keni blerë.
1. Kontrolloni etiketën e kujdesit për larje
2. Hiqni lidhëset e tyre
3. Hiqni papastërtitë para se t’i fusni në lavatriçe.
4. Futini në një çantë rrjetë ose në një këllëf të vjetër jastëku

Disa mënyra të tjera:

Asnjëherë mos i lini në diell

Lërini atletët tuaj të bardha në një vend të thatë ku nuk iu bie dielli, pasi shkakton ndryshimin e ngjyrës së tyre.

Pastrojini me uthull

Merrni një leckë të pastër dhe zhyteni në uthull të bardhë. Në këtë mënyrë, ata do të pastrohen më lehtë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor