Marredhenia ne çift 22 Maj 2022

Pyetjet që duhet t’ja bëni patjetër “kandidatit” tuaj për partner, do të kuptoni shumë rreth tij

Marredhenia ne çift

Nuk ka asgjë më emocionuese se të dalësh me dikë të ri. Sigurisht, është dëshira për ta njohur më shumë, për të dalë në takime, apo të bëni ndonjë “arratisje” romantike. Por për ta thelluar më shumë njohjen dhe lidhjen tuaj, është mirë të merrni në konsideratë këto pyetje. Më pas, edhe tipi më i mbyllur, do të jetë një libër i hapur.

1. Cila është një pyetje të cilës i përgjigjesh me shumë qejf?

2. Ç’të bën të ndihesh i/e arrirë?

3. Më trego për një mik/e që ka qenë prezent gjatë viteve të fëmijërisë.

4. Cili është talenti më i çuditshëm që ke?

5. A beson se ka jetë pas vdekjes?

6. Cilën këngë këndon në çdo karaoke?

7. Cila është ëndrra e fundit që mban mend?

8. Ëndrra më e bukur që ke parë?

9. Pjata jote e preferuar?

10. Adhuron macen apo qenin?

11. E cilëson veten si introvert apo ekstrovert?

12. Cili është specialiteti yt në kuzhinë?

13. Makina e ëndrrave?

14. A je i kënaqur në punë? Për sa kohë planifikon të qëndrosh në kompaninë ku punon?

15. Cila është teoria konspirative e preferuar?

16. Dita jote perfekte?

17. Udhëtimi më i bukur që ke bërë ndonjëherë?

18. Loja e preferuar?

19. E zëmë se fitove llotarinë, cili është veprimi i parë që do bëje?

20. Nëse do ishe një kafshë, cilën do të zgjidhje?

21. Cila është periudha më e keqe në jetën tënde?

22. Cili është tipari më i nënvlerësuar në karakterin tënd? Po më i mbivlerësuari?

23. A ke humbur dikë shumë të afërt?

24. Cili është mendimi yt më i sikletshëm?

25. E konsideron veten dëgjues apo folës të mirë?

26. Si do ta përshkruaje veten me 3 fjalë?

27. Cila është stina jote e preferuar? Pse?

28. Cila është mënyra më e mirë për të kaluar një ditë pushimi?

29. A ke lexuar ndonjë libër që të ka ndryshuar jetën?

30. Hera e fundit që u emocionove? Cili ishte shkaku?

31. Çfarë do ta bënte pa fund të lumtur fëmijën që fshihet brenda teje?

32. Cili është momenti më i sikletshëm që nuk të ndahet nga mendja?

33. Cili film të trishton? Cili të lumturon?

34. Nëse do vdisje nesër, cili do të ishte vakti i fundit që do të konsumoje?

35. E konsideron veten të shëruar nga e shkuara?

36. Cili është vendimi më i mirë që ke marrë në jetë?

37. Cilën sjellje të prindërve do të doje të mos e trashëgoje te fëmijët e tu?

38. Cila është frika jote më e madhe?

39. Cila është gjuha jote e dashurisë?

40. Për çfarë je krenar dhe mirënjohës në jetën tënde?

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor