Tendencat e fundit te modes 23 Maj 2022

Tri kombinimet e këmishës së bardhë që mund të "kopjoni" nga Naomi Campbell

Tendencat e fundit te modes

Legjenda e viteve '90, ikonë e modës, bashkëkohore. Sot Naomi Campbell është 52 vjeçe dhe është një referencë e elegancës moderne. Falë mënyrës së saj të veshjes së rrobave më klasike si këmisha e bardhë, pa rënë kurrë në banalitet.

Këmisha e bardhë me një rrip të madh

Për një pamje të tillë mund të zgjidhni një model me mëngë të fryra. Detajet do të harmonizojnë siluetën me rripin e madh të ekspozuar, që pothuajse duket si një korse.

Me përmasa të mëdha

Një veshje e tillë strategjike duhet veshur pa rezerva dhe në verën e 2022 nuk mund të mungojë modeli oversize. Një këmishë e tillë, do t'i jape elegancë edhe pamjes më sportive. Kombinojeni me një gjerdan dhe çantë.

Stil si djalë

Një tjetër model i këmishës së bardhë i domosdoshëm për të gjitha moshat dhe i përshtatshëm për tipologji të ndryshme, është ai që ngjan si këmishë djemsh. Gjithmonë e madhe, ka detajet e veçanta të mëngëve ekstra të gjata.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor