"Je parë në pasqyrë moj debile", Venera Lumani i përgjigjet komentit fyes të ndjekëses dhe "padashje" na zbuloi gjininë e bebit
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Nga Genti Minga
Gjithmonë kam dashur ta vizitoj Varshavën, por në të shkuarën, sapo shikoja çmimet e biletave, tranzitet me pritje me orë të gjata, hiqja dorë dhe zgjidhja një destinacion më të leverdisshëm. Si në aspektin kohor, ashtu edhe në aspektin financiar. Mirëpo, sapo mora vesh se do të futej, për herë të parë, linja direkte e fluturimit Varshavë-Tiranë, nuk u mendova dy herë. Një të enjte maji e gjeta veten në sediljet e rehatshme të linjës polake të fluturimit “LOT Polish Airlines”, me një kek me mollë në njërën dorë “voda gazovana” në tjetrën(kështu mora vesh se i thoshin ujit me gaz polakët.)
E mira e fluturimit direkt është se sot mund të mbërrish në Varshavë përafërsisht për aq sa mund të shkosh në një nga qytetet italiane, të cilat i konsiderojmë afër. Udhëtimi zgjat diku te 1 orë e pesëdhjetë minuta, maksimumi dy orë dhe linja e urbanit 175 të çon nga aeroporti “Shopen” i Varshavës drejt e në “Qytetin e Vjetër”, një nga atraksionet kryesore për turistët. Bileta kushton vetëm1 euro.
Pas një vizite të shpejtë në Qytetin e Vjetër, akomodimi në “Polonia Palace”, i cili nuk është thjesht një hotel me 4 yje, por simbol i Varshavës, pasi ka ruajtur njëqind përqind arkitekturën e fillimshekullit XX, kur ai u ndërtua. Prandaj, edhe për kë nuk akomodohet aty, hoteli mbetet një nga vendet për t’u parë, për më tepër që ndodhet në qendër, përballë objektit më të rëndësishëm të qytetit, Pallatit të Kulturës së Varshavës.
Ky i dyti i trashëguar nga periudha e komunizmit. Kjo ndërtesë iu dhurua qytetit nga rusët dhe ka qenë gjatë këtyre dekadave një temë e ndezur debati, si ato që shpesh ndjekim në Shqipëri. Disa mendojnë se duhet prishur, të tjerë mendojnë që jo, sepse është ndërtesë historike dhe me sa duket, të dytët kanë fituar deri tani.
Në “Polonia Palace” bëmë edhe një miniguidë kulinare, sepse provuam supën e famshme tradicionale, żurek, e gatuar me vezë të zier dhe salsiçe. Hoteli ofronte gjithashtu një meny të plotë recetash me karçofë.
Meqë jemi tek ushqimi, duhet thënë se në Varshavë restorantet mbizotërojnë ndaj bareve. Si një qytet relativisht i ri, Varshava ka një stil të shkëlqyer jetese. Me lokale të bukura dhe dyqane, edhe pse polakët janë, për hir të së vërtetës,fare pak, për të mos thënë aspak të fiksuar pas veshjeve firmato, ndaj edhe brand-et nuk janë shumë të pranishme.
Varshava është një qytet me një historitë mrekullueshme të ringritjes. Gjatë Luftës II Botërore nazistët shkatërruan 95% të qytetit, por brenda disa viteve polakët e rindërtuan atë dhe godinat u bënë saktësisht siç ishin përpara shkatërrimit. Në shumë prej këtyre ndërtesave u integruan copëza dhe elemente nga ndërtesat e vjetra, si shenjë për të kujtuar të kaluarën e dhimbshme.
Mespërmes Varshavës kalon lumi Vistula, i cili e ndan qytetin në dy pjesë. Njëra anë është më e zhvilluar e moderne, kurse ana tjetër, e quajtur “Praga polake”, është më pak e zhvilluar, por gjithsesi më origjinale, pasi arriti t’i shpëtojë shkatërrimit nga nazistët. Buzë lumit ngrihet monumenti i Sirenës së Varshavës, simbol i qytetit.
Në Poloni, veçanërisht kryeqytetin e saj, kanë jetuar pjesa më e madhe e hebrenjve, gjurmë të historisë e kulturës së të cilëve gjen kudo. Por vendi perfekt për të mësuar rreth tyre është pa dyshim “Polin”, muzeu dedikuar hebrenjve të Polonisë. Një vend absolutisht për t’u vizituar, edhe për kë nuk është i apasionuar pas historisë. Aty do të mësoni, mes të tjerash, se nga 4 milionë hebrenj që jetonin në Poloni para luftës, pas luftës mbetën vetëm 400,000 të tillë, pra 90% e tyre u vranë nga gjermanët.
Polonia është vendlindja e personaliteteve të ndryshme nga fusha e shkencës, artit dhe sportit, prandaj pjesa dërrmuese e atraksioneve turistike sillet rreth tyre. Në Varshavë do të gjeni dëshmi e muze dedikuar emrave të mëdhenj të historisë polake, që nga Mikollaj Koperniku e Marie Kyri, deri te Shopeni, Papa Gjon Pali II dhe më i fundit, futbollisti me famë botërore, Lewandowski.
Edhe pse Varshava nuk ka aq turistë sa Roma e Parisi, këtu atraksionet janë të shumta. Një shëtitje buzë lumit Vistula, një kafe në Qytetin e Vjetër, një lutje në kishën ku është murosur zemra e Shopenit, një koncert falas të dielave pranë monumentit të kompozitorit të famshëm në Parkun e Banjove Mbretërore, Monumenti i Kryengritjes së Varshavës në pjesën jugore të sheshit Krasinski, Pallati i Kulturës, që ofron pamjen më të bukur nga lart të qytetit, etj.
Po përveç siteve historike, ky qytet plot gjelbërim ofron edhe një sërë vendesh bashkëkohore për t’u vizituar, si Libraria spektakolare e Universitetit të Varshavës apo Muzeu i Vodkës, ku guidat thonë se kjo pije, me dhjetra variacionet e saj, është tradicionale polake. Përveç turit do të shijoni edhe degustimine do të pajiseni me një certifikatë si njohës profesionist i vodkës polake. Ku i dihet, mund t’ju hyjë ndonjë ditë në punë.
Aktualisht, Polonia po mban një peshë të madhe të refugjatëve ukrainas, numri i të cilëve në këtë moment shkon në 4 milionë. Por pavarësisht luftës që po zhvillohet aq pranë tij, qyteti vazhdon të jetë i qetë dhe vibrues, me një transport publik të përsosur, gjelbërim dheatraksione për çdo turist që vjen të kalojë këtu disa ditë ose qoftë edhe një fundjavë.
Falë kompanisë polake të fluturimit, LOT Polish Airlines, Varshava e bukur, qyteti ku janë zhvilluar ngjarjet e filmave ikonikë si “Pianisti” apo “Lista e Shindlerit”, është vetëm 1 orë e 50 minuta larg.Fluturimet tre herë në javë do ta sjellin Varshavën më afër Shqipërisë se kurrë.
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...
Të nxitur gjithnjë e më shumë nga fluturimet low-cost dhe nga zhvlerësimi i euros, shqiptarët që kanë kryer pushimet j...