
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Përpara se të rezervoni një dhomë hoteli duhet që të keni parasysh disa elemente, në mënyrë të tillë që të kaloni sa më mirë gjatë qëndrimit tuaj në atë vend. Martin Seeley, ekspert i gjumit në MattressNextDay, thotë se kur të rezervoni dhomën tuaj të hotelit, merrni parasysh të kërkoni një dhomë që është në një kat të lartë, pasi në këtë mënyrë keni më pak gjasa të shqetësoheni nga zhurmat e rrugës ose zhurmat që vijnë nga hoteli. Duhet të siguroheni gjithashtu që të kërkoni një dhomë që është larg ashensorit, pasi zhurma e krijuar prej tij mund t'iu mbajë zgjuar.
Megjithatë, një ekspert i sigurisë ka thënë se nuk duhet të shkoni kurrë mbi katin e katërt. Lloyd Figgins, një ish-ushtar dhe tani ekspert i rrezikut të udhëtimit, u shpreh: "Gjëja më e madhe që neglizhohet është rreziku i zjarrit. Sigurohuni që të qëndroni midis katit të dytë dhe të katërt të hotelit sepse shkallët e zjarrfikësve rrallë arrijnë mbi katin e katërt."
Të pasurit shumë nxehtë ose shumë ftohtë mund të prishë gjumin tuaj, kështu që përpiquni të zgjidhni një dhomë që ka një sistem kondicionimi, në mënyrë që të keni kontrollin e temperaturës. Të paktën dy orë para gjumit, vendoseni kondicionerin në 15.6 deri në 19.4 gradë Celsius pasi kjo krijon një mjedis perfekt të gjumit.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...