Shëndeti i gruas 26 Maj 2022

Hudhër në vaginë? Gjinekologia Mimoza Keta: Mund të jetë fatale

Shëndeti i gruas

Vendimi i qeverisë spanjolle për lejen e grave gjatë ditëve të ciklit menstrual ka ngjallur shumë diskutime e debate. Për këtë temë janë ngritur edhe shumë panele në emisione të ndryshme televizive.

Së fundmi, mjekja gjinekologe Mimoza Keta ka qenë e ftuar në programin "Abc e pasdites" tha lidhur me temën, se nuk është tabu, por zonjave mund t’u vijnë rëndë. “Ndoshta ato kanë kërkuar ditën e  tyre të lejes sepse ndoshta iu vjen rëndë. Nuk është tabu sot të flasësh për menstruacionet, tabu ka qenë dikur kur neve kemi qenë të vogla”.

Ajo tha se vazhdon të ketë një ndikim tradicional sa i takon kujdesit të higjenës personale, sikurse është vendosja e hudhrës në vaginë. “Jam larë me ujë me sodë, me ujë me kamomil, ose kam futur hudhra në vaginë se kështu më kanë thënë plakat e vjetra dhe nuk jam drejtuar tek mjeku. Këto raste mund të jenë edhe fatale”. Gjinekologia shtoi se pecetat higjenike për gratë duhet të jenë falas dhe të mos paguajnë për to e as taskë po ashtu.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor