Pjata kryesore 26 Maj 2022

Shnicel me patate dhe salcë kërpudhash

Pjata kryesore

Hähnschen-Schnitzel mit Bratkartoffeln und Pilzrahmsoße
Nëse vjen turist në Gjermani nga kjo pjatë nuk shpëton. Filetot e pulës ose të derrit përveçse gatuhen në formën Schnitzel ato shoqërohen kryesisht me patate, salcë kërpudhe dhe sallatë.
Versioni i sotëm është kaq i mirë dhe më besoni përgatiten shpejt dhe lehtë.

Përbërësit: 4 fileto pule, miell, 2 vezë, bukë e grirë (galetë), spec i kuq i ëmbël, piper, kripë, vaj luledielli, 250 g kërpudha, 200 ml panna, 1/2 gote qumësht, 1/2 qepë, 1 thelb hudhër,, 1 lugë çaji kurkuma, 1/2 timo e thatë, 1/2 dado perimesh, majdanoz, pak hjalpë dhe patate.

Përgatitja:
Filetoët i rrahim mirë me çekiç kuzhine dhe bëjmë gati tre pjata. Te njëra shtojmë miellin, te tjetra vezët e rrahura ku kemi shtuar pak kripë, pak spec të kuq të ëmbël dhe pak piper, dhe te pjata e tretë vendosim galetën. Në një tigan shtojmë vajin gjysmë gishti thellësi dhe e nxehim në temperaturë maksimale për 3 minuta dhe gjatë skuqjes e kalojmë temperaturën mesatare. Filetot i kalojmë miell, vezë, miell, prapë vezë dhe më pas galetë. I skuqim me zjarr mesatar derisa mishi të jetë gatuar brenda dhe jashtë korja ka marë ngjyrë të artë.

Përpara se të skuqni filetot, përgatsni salcën e kërpudhave dhe e lini të ngrohtë. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe pak gjalpë skuqni kërpudhat. Pasi kërpudhat janë skuqur i hiqni në një pjatë dhe në tigan shtoni qepën e prerë imët kubik, më pas hudhrën, erëzat dhe pasi qepa është skuqur shtojmë panna-n, dhe qumështin. E përziejmë mirë, shtojmë dadon e perimeve, kërpudhat dhe në fund majadanozin e grirë. Kontrollojmë kripën dhe kujdes, hidhni nga pak në fillim për ta balancuar në fund. Schnitzelt pas skuqjes i vendosni të gjitha në letër alumini dhe i mbuloni që të ruani ngrohtësinë sa të bëhen patatet. Në tiganin që skuqët filetot, shtoni patatet e ziera të prera në formë rrethore,kripë, piper dhe jepini një skuqje aq sa e shikoni që kanë marrë ngjyrë të artë. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor