Shendeti mendor 26 Maj 2022

Maji, muaji i ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj shëndetit mendor. Historia prekëse e një vajze të re

Shendeti mendor

Nga Blerta Meta

Demencia, cfarë është demencia?!
Maji shënon muajin e ndërgjegjësimit rreth kujdesit për shëndetin mendor. Kur
flasim për këtë dëmtim të trurit që po përhapet me hapa të
shpejtë në gjithë botën, ka pak informacion. Informacioni dhe përkujdesi janë të vështira.

Më e vështirë është për ata që nuk e pranojnë apo nuk flasin për shkak të turpit. Por a ke turp ti kur shkon për të mjekuar dhëmbët, kuruar mëlcine…?!

Mundohemi ta fshehim dhe vuajmë në heshtje që një person është prekur nga dëmtimet
e trurit, nxitohemi ti vemë nofkën i semurë mendor dhe me plot paragjykime nga
pas. Si mund të gjesh paqe me situatën në të cilen ti bie, familjari yt vuan,
shoqëria nuk të mbështet. Si duhet të veprosh për ta lehtësuar këtë gjendje? Si
mund të ëhesh mbështetje për veten, familjen, shoqërinë, një i aferm apo thjesht
komshi që e dëgjon teksa po i ulëret fëmija apo i ka humbur babai sepse nuk mban
mend ku është shtëpia.

Detaje në dukje të vogla, që ndryshojnë thellë dhe rrënjësisht jetët e individëve e
atyre që preken dhe atyre që duhet t'u shërbejnë jo për një ditë, 1 vit, për vite me
radhë.

A ke dijeni për këtë fjalë, për këtë ndryshim që ndodh në trupin, trurin e njeriut?!
Kur shkon te mjeku të jep listen e nje checkup, kontroll i plotë siç e quajnë në
mjekesi. Përse kontrolli i trurit si organ nuk është i përfshirë në këtë listë?!
Ja si shprehet një vajzë (anonim per të respektuar atë) së cilës jeta iu vanit përpara
syve në moshë shumë të re dhe ku çdo gjë e shikon errët sepse nuk gjeti
mbështetjen e duhur nga familja, shoqëria apo edhe vetja.

Diçka e re për të, diçka e panjohur me shumë pak informacion iu desh të përkthente e lexonte materiale në gjuhë të huaj për të lehtësuar shpirtin e kjo tashmë ishte e përhapur gjerë në botë. I uroj të gjejë paqe dhe kurajo në shpirt për atë çka ka kaluar dhe e pret dhe kjo histori t'u japë forcë shpirtrave të tjerë që do ta lexojnë dhe po kalojnë të njëjtat
ngushtime që të marrin fryën, shkatërrojnë ëndrat.

Nuk është nevoja më që njerëzit të kalojnë drama kaq të forta kur këto lloj shqetësimesh janë dhe do të vazhdojnë. Ndaj është e mira të jemi pranë njëri-tjetrit sepse gjërat bëhen me të lehta. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë vetëm të dëgjohen dhe kjo mund të jetë
mbështetja më e madhe që u kemi dhënë. Ndoshta mund t'i ndihmojmë atëherë kur
janë në prag të kësaj humnere, ne mund t'i ndalojmë. Sigurisht kerkesa për ta shtuar
te kontrolli i përgjithshem qëndron, por edhe ne si shoqëri mund t'i lehtësojmë këto
trauma të shoqerisë sonë.
Nëpërmjet këtij shkrimi jam perpjekur të mbledh emocionet e një vajze shumë të re
që mezi po gjen forcën brenda vetes për të ecur para kur nëna e saj zbehet dita-ditës dhe pa fuqi për ta ndihmuar e sheh teksa figura më e dashur e jetës së saj nuk
e mban mend, nuk është në gjendje të kujdeset për nevojat e saj me bazike.

“Me ty një jetë” (unë në ty, në ëndërrat e tua)
Kur ishe fëmijë, ndryshe nga unë ke ëndërruar për mua.
U rrite me ëndërra dhe u bë realitet. Zoti të bekoi me një vajzë. Kur u rrita pak të
kërkova një motër; “do të jem unë motra jote”:-më the. Kështu ndodhi. Në
adoleshencë ku raportet bëhen pak të komplikuara dhe emotive ti ishe gjithmonë
pranë. Të hapja zemrën, mendimet e mia më të thella ti i dije, por ngadalë-ngadalë
kuptoja që kjo nuk ishte reciproke. Më thoje se isha ende e vogël dhe nuk mund të
të kuptoja, se kur të rritesha do më tregoje e këshilloje se si të sillesha me
partnerin, fëmijët; gjë që nuk mund të ndodhi më. Megjithatë mikesha të mira
mbetëm. Kur isha studente dilnim gjithmonë bashkë, në projekte më mbështesje,
“cmenduritë e mia” nuk i ndalove as gjykove, por iu bashkove. Akullore hanim kur
dëborë binte, unë i vishja shapkat me ngjyra të ndryshme një tënden e një timen,
këtë nuk e bëre, por buzëqeshje teksa më shikoje sesi unë shprehja vetveten,
rritesha, krijoja personalitetin.

“Më gënjeve nënë!” “Më gënjeve!”
Më the se do të më këshilloje ditën e martesës, se fëmijët e mi do ti rrisje, se do
ishim motra e shoqe në pafundësi…
Me lotët e tua u ujita, për rrënjë besimin kisha. Një lule e brishtë isha, gjithmonë
më thoshe: “E vendosur dhe dashurinë kurrë mos e harro”.
Ti je bekimi im nënë!
Kujtimet më të bukura me ty i kam; kam cfarë të tregoj.
Kësaj bote po ti flas me orë të tëra kam cfarë ti mësoj nga një raport i ngrohtë që
me ty pata. Sesi nënë e bijë bëhen të pandashme, mbi të gjitha burim frymëzimi.
Më ke lënë pasurinë më të madhe nenë, atë që asnjë nuk mund ta blejë
“Dashurinë” kam cfarë tu tregoj miqve, familjarëve, histori pa fund të bukura.
Edhe nje “faj” tjetër e ke nënë!
Më rrite me revolucionin Francez, me kopshtet e bukura Angleze, zonjat e veshura
me fustanet e mëdha dhe finesë; më lexoje për të fjetur fabulat e LaFontaine e unë
qeshja me disa prej tyre e gjumi më zinte. Do të doja të isha rritur me aventurat e
bubit kacurrel, me kecat e mamadhinë; të mos ëndërroja kaq shumë, të mos
ushqeja mendime se shumë gjëra do ti ndryshoja.
Ke mbjellë një farë në shpirtin tim e unë mendoj se ne njerëzit jemi si turbinat e
ujit që prodhojmë energji.
Besimi, Përkushtimi, Fjalët e ngrohta po të ishin uji, energjia e prodhuar nga ne do
të quhej DASHURI.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor