Pjata kryesore 27 Maj 2022

Makarona me fasule dhe mish

Pjata kryesore

Përbërësit: 1/2 pako makarona të vogla, 1 kuti fasule të kuqe, 1 qepë mesatare, mish viçi, kripë, piper, rigon(opsinale), 2 lugë gjelle salcë domatesh dhe djathë Parmigiano (opsionale).

Përgatitja: Si fillim unë përgatis gjithmonë dhe e mbaj në frigorifer mishin e viçit me kocka të zier dhe të marr prej saj lëngun. Zierja bëhet avash me dafinë, qepë, karotë, kokrra piperi të zi. Në fund ndaj pjesët tul nga kockat, kulloj lëngun dhe e ndaj në tasa të vogla për ta përdorur kur më duhet. Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri dhe skuqim qepën e prerë imët, pasi qepa është zbutur pak fare dhe zverdhur, shtojmë makaronat dhe i skuqim bashkë me qepën derisa qepa nuk digjet. Më pas shtojmë salcën e domateve, fasulet, pak kripë, piper dhe rigon. I përziejmë mirë dhe në funs shtojmë lëngun e mishit dhe mishin të zier paraprakisht diku tek 1 l e ca. E lejmë në zjarrë të ngadaltë sa makaronat të zihen. Nëse shikoni se duhet pak ujë, ja shtoni dhe në fund pjata nuk duhet të jetë as e thatë dhe as me shumë ujë. Në servirje po të dëshironi mund të shtoni djathë Parmigiano.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor