Kujdesi per trupin 28 Maj 2022

Trajtimi i vetëm që duhet të provoni nëse ju thyhen vazhdimisht thonjtë

Kujdesi per trupin

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë femra po i kushtojnë rëndësi estetikës së duarve dhe mirëmbajtjes së tyre, mirëpo për fat të keq janë të pakta ato që i kushtojnë rëndësi trajtimit dhe ushqyerjes së tyre. Të zgjedhësh nuancën e duhur të manikyrit apo të bësh thonjtë me xhel nuk mjafton, pasi thonjtë kanë nevojë të marrin vitaminat dhe lëndë e tjera ushqyese për t'u mbrojtur nga thyerja, zverdhja, myku dhe dobësimi i kutikulave. 

Përbërësit: 8 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh. 

Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe antiinflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve. Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më. Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin. Ky locion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor