Ushqimi i ekuilibruar 31 Maj 2022

Teprimi me sheqerin është shumë i ngjashëm me abuzimin e drogës, bëni kujdes

Ushqimi i ekuilibruar

Sheqeri është një lëndë ushqimore që e konsumojnë çdo ditë pasi gjendet në kafe, në çokollatë etj. Mirëpo, një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i sheqerit është i njëjtë me përdorimin e disa lloje drogërash.

Konsumimi i sheqerit dhe abuzimi me drogën i ndryshojnë qelizat e trurit në mënyrë pothuajse të njëjtë. “Qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me pjesë tjera të trupit dhe nëse ka ndryshim në strukturë atëherë kjo do të ndryshojë atë komunikim, duke ndikuar në sjelljen e njeriut”, thotë një nga hulumtuesit e këtij studimi, Masoor Shariff.

Profesoresha Selena Bartlett, thotë se kur konsumojmë sheqer, truri jonë liron dopaminë. Dopamina gjithashtu lirohet kur përdorim drogë dhe na bën të ndjejmë kënaqësi dhe varësi ndaj asaj që kemi konsumuar.

Pas një konsumimi afatgjatë të sheqerit apo abuzimit me drogë, niveli i dopaminës bie, gjë që bën të konsumojmë sasi më të mëdha të substancës, duke tentuar të kthejmë ndjenjën e kënaqësisë prapë. Kjo do të thotë se mund të krijoni varësi nga sheqeri në të njëjtën mënyrë që krijohet varësia nga droga.

Sheqeri është faktori kryesor sa i përket mbipeshës. Statistikat e reja bëjnë të ditur se mbi një miliard njerëz konsiderohen si mbipeshë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor