Pjata kryesore 31 Maj 2022

Pite me patate, receta që i pëlqen të gjithë familjes

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT: 380 g patate të qëruara nga lëkura, 250 ml qumësht, 500 g miell, 1 lugë çaji majë birre pluhur, 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë çaji kripë dhe 50 g gjalpë.

PËRGATITJA: Patatet e prerë në kubikë i ziejmë në ujë me kripë për 25 minuta, i kullojmë dhe bashkë me qumështin i kalojmë në blender derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Në një enë qelqi shtojmë miellin, sheqerin, kripën dhe majanë, i përziejmë dhe i bashkojmë me patatet.  E punojmë masën rreth 5 - 7 minuta duke i shtuar herë pas herë miell pasi brumi ngjitet në duar për shkak të patateve. E lëmë brumin të qëndrojë për rreth 3 orë ose derisa të trefishojë vëllimin e tij. E ndajmë në toptha të vegjël dhe i hapim me petës. I skuqim në tigan duke i kthyer herë pas here dhe duke i lyer me gjalpë, pastaj i vendosim në një enë me kapak që të mbeten të buta dhe i mbushim me çfarë të duam.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor