Shëndeti i gruas 2 Qershor 2022

Mos i lini pas dore, këto janë lëndët ushqyese që duhet të marrë çdo grua pas moshës 40 vjeç

Shëndeti i gruas

Është e rëndësishme të ushqeheni mirë në çdo moshë, megjithatë pas të 40-ave fillojnë të ndryshojnë rregullat. “Trupi nuk funksionon në të njëjtën mënyrë në siç ka funksionuar në të 20-tat. Masa muskulare fillon të tkurret, ka më shumë mundësi që të shtoni peshë, mund të hyni së shpejti në fazën e menopauzës dhe rreziku për kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet fillon të rritet. Një zgjidhje për të përballuar më së miri këto rreziqe është të merrni mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese, ja cilat janë disa nga vitaminat dhe lëndët ushqyese që ju nevojiten pas të 40-ave:

1.Fibrat
E dini që fibrat janë ndër lëndët ushqyese më të rëndësishme ndërkohë që plakeni? Ato ofrojnë mbrojtje kundër goditjes në tru, parandalojnë kapsllëkun, ulin kolesterolin dhe nivelet e sheqerit në gjak. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin të paktën 21 gramë në ditë, ndërsa burrat duhet të marrin 30 gramë. Kjo është e barasvlershme me 6-8 racione drithëra ose 8-10 racione perime.

2.Kaliumi
Kaliumi luan një rol kyç në pothuajse çdo gjë brenda në trup, si me zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Ai ofron mbrojtje gjithashtu kundër goditjes në tru, tensionit të lartë të gjakut dhe osteoporozës. Kumballat e thara, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë ndër burimet më të mira. Flisni me mjekun para se të merrni suplemente, pasi mund të kundërveprojnë me ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, migrenën dhe gjendjet e tjera.

3.Zinku
Kjo lëndë ushqyese ndihmon shqisat e nuhatjes dhe shijes, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. Zinku mbron gjithashtu shikimin. Gocat e detit janë ndër burimet më të mira të këtij minerali.

4.Kalciumi
Me kalimin moshës, ju filloni të humbisni më shumë nga ky mineral se sa e absorboni, duke humbur kështu masën kockore dhe duke rritur rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë në fazën e menopauzës sidomos janë më të rrezikuara. Kalciumi ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave, qelizave dhe enëve të gjakut. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin 20% më shumë nga ky mineral se grupmoshat e tjera të rritura. Qumështi, kosi dhe djathi janë ndër burimet më të mira të kalciumit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor