Kujdesi per trupin
Jemi në prag të sezonit të rroba banjove dhe të gjitha femrat duket se i shqetëson një problem i vetëm: si të qetësojmë lëkurën e irrituar pas depilimit të bikinit. Më poshtë do të lexoni të gjithë përbërësit natyralë që trajtojnë këtë problem.
1. Sodë buke
Soda e bukës mund të përdoret për të lehtësuar kruajtjen dhe skuqjen e lëkurës së irrituar. Përbërësit antiinflamatorë mund të ulin ënjtjen. Përzieni ujë dhe sodë buke dhe aplikojeni masën e përftuar në lëkurë me një top pambuku.
2. Kastravecat
Vitaminat C dhe K të gjendura me shumicë te kastravecat përshpejtojnë shërimin e lëkurës pas depilimit me dyll ose brisk. Fërkoni lëkurën me kastravec për 10 minuta e do të shikoni se si pikat e kuqe do të zhduken brenda ditës.
3.Mjaltë
Mjalti ka veti antibakteriale që jo vetëm qetëson lëkurën pas depilimit, por gjithashtu mund të mbrojë lëkurën nga infeksioni i mëtejshëm.
4. Aloe Vera
Xhel i Aloe veras ka veti antiinflamator që redukton ënjtjen dhe parandalon përkeqësimin. Thjesht aplikoni xhel në zonën e depiluar dhe do të shihni që lëkura do të jetë e butë porsi një beb.