Kujdesi per trupin 3 Qershor 2022

Strijat nuk janë më një problem i pazgjidhshëm, ja pse duhet ta provoni këtë maskë para se të nisni plazhin

Kujdesi per trupin

Në qoftë se mendoni strijat ose të çarat e lëkurës ''lulëzojnë'' vetëm në trupin tuaj, gaboheni pasi jo rrallë herë personazhe të ndryshme të showbizit kanë ndarë në rrjete sociale foto ku tregojnë hapur shenjat e smaliaturave. Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur.

Këto vija paralele janë në tri ngjyra: rozë, të kuqërremtë dhe të bardhë dhe shfaqen kryesisht në zonën rreth barkut, kofshë, në vithe,  pas kupës së gjurit që përkon me fillimin e pulpës dhe më rrallë në gjoks. Në këtë artikull , Living porpozon një maskë natyrale që zbeh dhe eliminon strijat e sapoformuara.

1.Maskë me xhel Aloe vera dhe vaj ulliri

Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga mjetet më të mira natyrore për të kuruar problemet e lëkurës. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh dhe vitaminë C që mbron lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe stimulon prodhimin e kolagjenit. Për këtë maskë ju duhen: 2-3 gjethe mesatare Aloe vera dhe tre lugë vaj ulliri. Nxirrni me kujdes xhelin nga gjethet e Aloe veras dhe bashkojeni me vajin e ullirit. Përzieni të dy ingredintët me një lugë dhe më pas vendosini mbi lëkurë, duke masazhuar vazhdimisht (për gati 30 minuta) zonat ku keni strija. Masazhimi aktivizon qarkullimin e gjakut dhe nxit enzimat e lëkurës të prodhojnë kolagjen. Kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor