Mirëqenie / 3 Qershor 2022, 17:24

"Të skuqura nga dielli", ky është trendi më i ri i bukurisë këtë verë

"Të skuqura nga dielli", ky është trendi më i ri i

Skuqja dhe djegia nga dielli është trendi më i ri dhe interesant i bukurisë së verës. Për të ndjekur këtë tendencë, nuk keni pse të rrezikoni dëmtimin nga rrezet ultravjollcë.

Përkundrazi, gjithçka ka të bëjë me magjinë e grimit; kapërceni konturin e stilit Kardashian dhe vazhdoni skuqjen në mollëzat e faqeve dhe përgjatë hundës në formën “W”, duke u siguruar që të goditni të njëjtat pika si rrezet e diellit.

Pamja e kueqe ka bërë xhiron e madhe në TikTok kohët e fundit dhe shumë të famshëm gjithashtu e kanë përqafuar menjëherë.

Hailey Bieber,  xhirimet e së cilës në revistën Pop 2019 shërbejnë si frymëzim për shumë fansa të #SunburnBlush në mediat sociale, së fundmi ndau një postim në TikTok, në të cilin ajo përdori grim për të arritur një skuqje verore, të ndritur nga dielli.

Addison Rae ishte një tjetër adoptuese hershme e manisë së skuqjes së djegur nga dielli; në një ‘tutorial’ bukurie të TikTok të postuar në fillim të majit, ajo vendosi blush jo vetëm në faqe dhe hundë, por edhe në ballin e saj.

Horoskop