Kujdesi per fytyren 4 Qershor 2022

Kendall Jener zbulon sekretin për një fytyrë të bukur e të shëndetshme/ VIDEO

Kujdesi per fytyren

Kendall Jener pranon se e ndryshon shumë shpesh rutinën e kujdesi të fytyrës, në varësi të nevojave të lëkurës së saj. Ajo pranon pa komplekse problemet që ka me lëkurën dhe shpesh ndan pjesë të rutinës së saj.

Trajtimi që Kendall beson se i ka ndryshuar lëkurën dhe i ka sjellë shumë përfitime është një maskë e thjeshtë me avokado, të cilën mund ta përgatisni vetë në kuzhinën tuaj. Maska realizohet shumë lehtë dhe hidraton në mënyrë të përsosur lëkurën, duke e lënë atë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

Për këtë maskë ju nevojiten:

• ½ avokado
•  2 lugë bollgur
•  1 lugë mjaltë
•  3 pika vaj livande

Avokadon duhet ta shtypni me pirun, më pas të shtoni përbërësit e tjerë dhe t’i përzieni të gjitha bashkë. Aplikojeni maskën në fytyrë që të veprojë për 20 minuta dhe më pas lajeni me ujë të vakët, siç këshillon Kendall.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor