Kujdesi per trupin 5 Qershor 2022

Jo vetëm krem dhe vaj, sipas dermatologëve bëni këto 4 gjëra për të patur nxirjen perfekte

Kujdesi per trupin

Keni pak ditë që keni nisur pushimet dhe doni që ngjyra e bukur çokollatë t'ju zgjasë sa më shumë? Jeni në vendin e duhur, pasi të lexoni këshillat e mëposhtme do të keni një nxirje perfekte këtë verë.

1.Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta: Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. Krahas ujit, ju këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet e mëposhtme si: kastraveci, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.

2.Bëni dy-tre herë në javë scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën të lagur paraprakisht, me scrub-in e mësipërm.

3.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni. 

4.Kushtojini rëndësi ushqimit: Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit, por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte këtë verë. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor