Letra 6 Qershor 2022

Mbushi 94 vjeçe, mjekja jep këshilla jete: Mësoni të thoni jo me siguri, fikni celularin dhe bëni dashuri

Letra

Mjekja Ruth Westheimer mbushi 94 vjeçe më 4 qershor dhe ndan eksperiencat dhe sekretet e jetës së saj. Dr. Ruth po bën pjesën e saj për të ndihmuar të tjerët t'i përmbahen këshillave të saj duke lançuar një botim të rishikuar të librit të saj "Arti i zgjimit", i cili doli në fillim të këtij viti.

Dr. Ruth ka qenë një figurë publike ikonë që kur ajo nisi një emision në radio, ku fliste për edukimin seksual. Që atëherë ajo ka botuar dhjetëra libra dhe ka qenë një element kryesor në dokumentarë, duke përfshirë një për jetën e saj.

Dhe ndërsa nuk ka plan të tërhiqet, ajo pranon se u thotë "jo" ftesave me më shumë maturi këto ditë, duke përfshirë festën e ditëlindjes që fëmijët e saj Miriam dhe Joel kishin planifikuar të bënin për të. ("Ne do ta bëjmë këtë vitin tjetër, kur të jem 95 vjeç!").

"Kjo është dëshira ime për ditëlindjen: Unë do të doja të isha ambasadorja për të luftuar vetminë për shumë njerëz. Të moshuar, të rinj, festa ditëlindjesh, çdo lloj situate",- thotë Dr. Ruth. "Vetmia (e pandemisë) është diçka që do të jetë me ne për një kohë të gjatë ... Dua të jap disa këshilla të mira për ata njerëz që, edhe pas pandemisë, do të kenë ende probleme me marrëdhëniet dhe çështjet e vetmisë”.

A e ka përjetuar vetë Dr. Ruth (një e ve) atë vetmi? "Unë nuk ndalem në të. Ky është ndryshimi. Në filozofinë time të jetës, nuk do të më dëgjoni të them se sa e tmerrshme është të jesh vetëm," tha ajo. “Përpiqem të dëgjoj këshillat e mia… Më duhet të qesh vetë kur i them”.

Dhe ajo përqendrohet në gjërat e mira në jetën e saj - veçanërisht si një nënë dhe gjyshe krenare."Jo vetëm që mburrem, por mburrem me ndërgjegje. Po mburrem me krenari. Dhe mburrem me arsye!" - tregon ajo për pasardhësit e saj.

“Nëse keni fatin të jeni me shëndet të mirë, sigurohuni që të falënderoni Zotin ose këdo që besoni, për të”, thotë ajo në një këshillë të fundit. Dhe sigurisht: "Mbyllni takimin në Zoom, fikni celularin dhe angazhohuni në seks!"

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor