Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Njollat e vogla dhe kafe të zbehta, shfaqen në lëkurë pas ekspozimit të gjatë dhe të tepërt në diell. Ato shkaktohen përgjithësisht nga një ndryshim i melanogjenezës, sinteza e melaninës, e rritur nga rrezatimi i rrezeve UV.Zonat më të prekura? Fillimisht fytyra, por edhe supet dhe krahët. Parandalimi i tyre është i mundur, veçanërisht nëse ndiqni pesë rregulla të mira në fillim të sezonit.
Pasi të tejkalohet kapaciteti maksimal i vetë-mbrojtjes, dëmtimi i parë fillon të shfaqet në lëkurë, kryesisht skuqje dhe njolla. Proceset e plakjes së parakohshme që fillojnë në dermë nuk duken menjëherë.
Njollat e diellit zakonisht shfaqen në zonat më të ekspozuara të fytyrës si mollëzat, hundë, ballë, mjekër dhe buzën e sipërme.
Si të parandaloni njollat e diellit
Disa lëkura, veçanërisht ato më të zbehta, janë më të prirura për shfaqjen e njollave. Gjithashtu duhet pasur parasysh se, që nga mosha 40 vjeçare, plakja epidermale dobëson të gjithë epidermën, duke i bërë ato më të prirura ndaj dëmtimeve nga dielli.
Në çdo rast, është e mundur të parandalohen njollat nga dielli, falë disa zakoneve të mira dhe përdorimit të produkteve të duhura.
1. Aplikoni gjithmonë krem kundër diellit
Shumë shpesh, ne mendojmë se jemi të ekspozuar ndaj diellit vetëm kur jemi në det. Realisht, mbrojtja duhet të aplikohet gjatë gjithë vitit, edhe kur koha është me re dhe me temperatura të ulëta.
Në verë është më mirë të merrni një krem me SPF 50 që të aplikohet disa herë në ditë, veçanërisht nëse djersitni shumë ose praktikoni sporte ujore. Edhe më mirë nëse formulimet përmbajnë përbërës anti-plakje, ushqyese dhe hidratuese në mënyrë që ta mbajnë lëkurën të mbrojtur vazhdimisht.
Mbroni gjithashtu fytyrën me një SPF më të lartë se trupi, pasi është zona më e ndjeshme dhe akoma më e ekspozuar.
2. Mos qëndroni në diell gjatë orëve më të nxehta ose nëse jeni duke marrë medikamente
Në gjerësinë gjeografike shqiptare, orët qendrore janë nga 12 deri në 16, prandaj këshillohet të shmangni ekspozimin në diell: ky është momenti kur dielli është në zenitin e tij dhe lëshon rreth 70% të rrezatimit të dëmshëm për lëkurën.
Gjithashtu kushtojini vëmendje ekspozimit nëse merrni ilaçe, veçanërisht pilula kontraceptive, të cilat mund të shkaktojnë ndjeshmëri në lëkurë dhe të ulin mbrojtjen natyrale të lëkurës ndaj diellit.
3.Hidratimi është thelbësor, edhe falë frutave dhe perimeve
Lëkura e ekspozuar duhet të hidratohet dhe ushqehet vazhdimisht pikërisht sepse humbja e lëngjeve është më e madhe për shkak të nxehtësisë. Dhe hidratimi sigurohet jo vetëm me një rutinë të saktë të kujdesit të lëkurës, por edhe me zakone të shëndetshme të të ngrënit.
Për të forcuar sistemin natyror të mbrojtjes në diell është e rëndësishme jo vetëm të pini dy litra ujë në ditë, por edhe të zgjidhni ushqime të pasura me vitamina dhe elementë antioksidues. Cilat janë ato? Karota, salmoni, kungulli, arrat, domatet dhe të gjitha perimet me gjethe jeshile që garantojnë sasinë e duhur të lëngjeve.
4. Mos hidhni parfum kur jeni në plazh
Shmangni aromat në plazh: alkooli që përmbahet në formulë në fakt mund të ekspozojë lëkurën ndaj rrezeve UV, duke lehtësuar shfaqjen e njollave dhe madje të shkaktojë reaksione alergjike.
5.Kujdes me heqjen e qimeve
Të gjitha trajtimet si depilimi apo seancat me laser për heqjen e përhershme të qimeve duhet të shtyhen për në dimër. Por kushtojini vëmendje edhe depilimit klasik, që duhet shmangur nëse menjëherë më pas shkoni në plazh. Këto trajtime në fakt sensibilizojnë lëkurën, duke ulur nivelin e saj natyral të mbrojtjes.
Ekspozimi i zgjatur në diell bën që trupi të ruajë nxehtësinë, duke e bërë lëkurën më të ndjeshme ndaj të gjitha llojeve të heqjes së qimeve, madje edhe ndaj depilimit të thjeshtë. Për këtë arsye është mirë që sapo të ktheheni në qytet të mos shkoni tek estetisti për disa javë.
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...