Tendencat e fundit te modes 6 Qershor 2022

Xhinset e shkurtra janë kthyer në modë. 5 mënyra për t'i kombinuar me stil gjatë verës

Tendencat e fundit te modes

Të gjithanshme, praktike dhe komode: xhinset e shkurtra janë po aq të përditshme sa versioni i gjatë që vishen gjatë gjithë vitit. Dhe ashtu siç përpiqeni të gjeni një palë xhinse perfekte për dimër, zgjedhja e pantallonave të shkurtra nuk është aq e lehtë. Duhet të keni parasysh kombinimet e duhura të prerjes, gjatësisë, ngurtësisë dhe larjes për të gjetur stilin dhe përshtatjen e duhur. Në versionin e tyre më klasik të viteve '90, të grisura me stil të lirshme dhe të buta më mashkullore. Këtu janë 5 trendet që duhet të kopjoni për verën 2022.

Me bluzë body dhe atlete të viteve '90

Me një shije retro dhe me një buxhet shumë të ulët (nëse dëshironi), veshja me një bluzë të ngjitur pas trupit dhe pantallona të shkurtra është më e lehta që ekziston. Pak nga vitet '90, pak glamour minimal tani në trend, është dëshmi se më pak është më shumë. Për t'u zbukuruar përdorni rripa me ngjyra, gjerdan me zinxhir dhe kapele, pasi kjo veshje është baza perfekte për të eksperimentuar me aksesorët. Pa kërkuar përpjekje të veçanta për sa i përket këpucëve: All Star, Neë Balance ose Nike Dunk do të jenë atletet perfekte me të cilat do të vulosni veshjen sportive-chic.

Me këmishën oversize

Xhinset e shkurtra dhe këmisha oversize janë kombinimi i stilit që do të jetë protagonisti i verës 2022. Duke luajtur me përmasat perfekte, ku skaji i bluzës nuk e kalon asnjëherë atë të pantallonave të shkurtra, është kombinimi i aftë për t'iu përshtatur çdo nevoje. Për t'u shfrytëzuar në plazh, duke e mbajtur këmishën hapur dhe për të treguar pjesën sipër bikinit, ose për të qëndruar cool në qytet, ku vishet me mëngët të përveshura dhe një miks & match gjerdanësh.
Atlete, sandale ose pantofla: këto xhinse mund të kombinohen lehtësisht me këpucën që i përshtatet më së miri nevojave tuaja.

Me Nallane, xhaketë bucklet dhe xhinse të shkurtra

Ndryshe nga sa mund të mendoni, pantallonat e shkurtra janë gjithashtu ideale për mes-stinët, ose për ditët më të ftohta të verës. Ato nxjerrin në pah nxirjen e shumëdëshiruar dhe shumëllojshmëria e modeleve të tyre ju mundëson të gjeni atë që nxjerr në pah më së miri trupin tuaj. Pak më të buta, të kombinuara me një xhaketë të gjatë ose një triko të gjatë, ato mund të jenë mjaft të kombinueshme.

Me bluze, xhaketë sportive dhe sandale te sheshta

Çfarë është më ikonë dhe më e gjithanshme se një xhaketë sportive dhe një bluzë? Xhinset e shkurtra. Me një larje të lehtë dhe grisje sipas dëshirës, ​​formon treshen e veshjeve më të konsumuara gjatë vitit. Pëlhurat ndryshojnë, duke preferuar xhaketat prej liri mbi ato me vija dhe pulovrat e lehta prej pambuku dhe jo ato të ngrohta me lesh kashmiri. Mos i kombinoni me çizme por me sandale të sheshta.

Me bluza të sofistikuara për mbrëmje

Për të provuar se xhinset e shkurtra mund të vishen deri në orët e fundit të ditës, mjafton t'i kombinoni ato me të gjitha ato bluza, korse dhe bluza të rezervuara për pamjet e natës. Nga modelet e bizhuterive me Sëarovski tek ato më bohemet me grep, tek ndërthurja e dantellave dhe fjongove të dizenjove më seksi. Me një palë këpucë me takë të lartë ose sandale të larta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor