Specialistët Living / 7 Qershor 2022, 09:38

Aida Shtino reagon ndaj moderatores që shpnezon 2000 euro për fytyrën: Çfarë pune bën?

Aida Shtino reagon ndaj moderatores që shpnezon 2000 euro për

Shpesh në ekran flitet për shifra pagesash, shpenzimesh, të cilat njerëzve të thjeshtë mund t'u duken marramendëse. Së fundmi ka bërë bujë deklarata e moderatores Erjola Doçi, e cila tregoi se shpenzon 2000 euro në muaj vetëm për kujdesin për fytyrën.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar gazetarja e njohur Aida Shtino përmes një postimi në Facebook. Ajo argumenton se me këtë shifër mund të jetojnë katër familje në muaj dhe u bën thirrje të rinjve të mos dekurajohen kur shohin një realitet të tillë në ekran apo në rrjete sociale.

"E po 2000 € në muaj për kremëra…Po të isha aty në studio do ta kisha pyetur këtë vajzën : “Çfarë pune bëni për të jetuar?” 2000 € vetëm për kremëra ndërkohë që me ato lekë mundet të jetojnë 4 familje në muaj…. Platoni thoshte, se një njeri duhet të marrë të ardhura aq sa i duhet për të jetuar, tepricat duhet t'i dhurojë, përndryshe dëmtohet mendërisht dhe shpirtërisht dhe bie pre e kotësisë dhe vesit, si dhe e botës materiale dhe harron shpirtëroren. Prandaj, miq tërë ata e ato që dalin nëpër media , e nëpër rrjete sociale, facebook, instagram e Tik Tok dhe reklamojnë çanta, bluza, jetë luksi mos i kini zili, sepse janë shpirtërisht më të varfër se ata që janë të varfër materialisht. Kur shpirti është bosh “ato/ata” të shkretë mendojnë se do ta mbushin me gjëra materiale….harrojeni, nuk mbushet kurrë shpirti me materie"- ka shkruar moderatorja.

Horoskop