Ushqimi i ekuilibruar 7 Qershor 2022

Do të shkoni këtë fundjavë në plazh? Provoni detoksin 3 ditor që shfryn barkun dhe pastron trupin nga toksinat

Ushqimi i ekuilibruar

Ndiheni të fryra, keni probleme me tretjen dhe aciditetin e stomakut? Keni filluar të merreni me aktivitet fizik, por sërish jeni të plogësht dhe pa energji? Ndoshta është momenti për të DETOKSIKUAR trupin, por edhe mendjen. Mos prisni më gjatë. Ky është momenti ideal për të pastruar dhe çhelmuar organizmin nga toksinat, metalet e rënda dhe lëngjet e tepërta që keni mbledhur gjatë muajve të fundit. Dhe nëse keni ndërmend të shkoni në plazh këtë fundjave, një arsye më shumë për ta provuar që tani

ZGJIMI: Niseni ditën me një gotë ujë të vakët, ku keni shtuar paraprakisht një lugë gjelle uthull molle dhe një një majë lugë çaji, sodë buke. Përziejeni mirë derisa soda e bukës të tretet, dhe më pas pijeni. Pasi të kenë kaluar 45 minuta mund të hani mëngjes.

MËNGJESI: Gjatë detoksit treditor, mëngjesi do të përfshijë vetëm lëng të freskët me mollë jeshile, dardhë, gjethe spinaqi ose selino, kanellë dhe xhinxher. Mund të pini 1-2 gota.

DREKA: Gjatë drekës nuk duhet të mungojë kurrsesi sallata me gjethet jeshile, si sallata jeshile, spinaqi, selinoja, rukola, sallata valeriana, qepët e njoma, brokoli etj. Pas sallatës, mund të hani një supë kremoze me perime, mish pule të zier ose gatuar në avull, fileto të gjelit të detit ose peshk. Kujdes me porcionin, nuk duhet të jetë kurrsesi mbi 150 gr.

ZEMRA: Nga dreka deri në darkë, mund t’i lejoni vetes një vakt të ndërmjetëm ku lejohet konsumimi i ftutave të thata si bajamet, lajthitë apo stikat. Nuk mund të hani më shumë se 10 kokrra në total. Nëse ju ka tepruar pak nga lëngu i mëngjesit, mund ta pini.

DARKA: Gjatë darkës këshillohet të hani 2 mollë jeshile, një gotë me kos me 0% yndyrë, ose perime të gatuara në zgarë, shoqëruar me pak djathë ose gjizë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor