Probleme te perditshme 8 Qershor 2022

Ku ndryshon antidjersa nga deodoranti? Çfarë duhet të përdorim sipas problemit që kemi

Probleme te perditshme

Deodoranti është i nevojshëm në të gjitha stinët e vitit por ndoshta më shumë në muajt e verës. Sigurisht që nuk duhet të zëvendësojë dushin pasi ndihmon në parandalimin e erës së pakëndshme të trupit.

Së pari, është shumë e rëndësishme për të kuptuar ndryshimin mes antidjersës dhe deodorantit. Antidjersa shërben për të mbyllur kanalet e djersës, pra zvogëlon lagështirën. Djersa shkakton erën që stimulohet nga bakteret dhe antidjersa ndihmon për të ulur djersën dhe erën e trupit. Deodoranti, nga ana tjetër, është një produkt kozmetik që përdoret për të maskuar ose neutralizuar erën e trupit të shkaktuar nga bakteret. Përbërësit aktivë të deodorantit punojnë për të parandaluar bakteret të shtohen, gjë që ndihmon në parandalimin e erës.

Megjithatë, deodorantët nuk parandalojnë djersitjen. Nëse je e shqetësuar për erën e djersës përdor deodorantë që neutralizojnë aromat e trupit. 

Nëse je e shqetësuar për djersitjen, kërko antidjersë. Nëse je e pavendosur: nuk ke nevojë të zgjedhësh! Shumë produkte të tilla i kanë të përfshira edhe përbërësit e antidjersës, edhe ata të deodorantit.

Nëse vesh vetëm rroba të zeza: qëndro larg deodorantëve likuid, të cilët lënë shenja në rroba. Provo një formulë me xhel. 

Je besnike ndaj deodorantit që përdor? Kujdes, trupi fiton imunitet ndaj antidjersave. Për të parandaluar këtë lloj rezistence, duhet t’i ndërrosh markat çdo 6 muaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor