Probleme te perditshme 10 Qershor 2022

I kemi të dy në kuzhinë, por e dini ku është ndryshimi mes sodës së bukës dhe pluhurit për pjekje?

Probleme te perditshme

Shumë njerëz mendojnë se soda e bukës dhe pluhuri për pjekje janë e njëjta gjë, por kjo nuk është e vërtetë. Përbërja e tyre kimike ndryshon disi, kështu që nuk mund të përdoren për të njëjtat gjëra. Soda e bukës përdoret shpesh për pastrim, por nuk është e pazakontë të përdoret gjatë gatimit.

Ajo ka nevojë për një përbërës acidik si për shembull lëngu i limonit për ta aktivizuar, kurse pluhuri për pjekje është një kombinim i sodës dhe acidit tartarik dhe që të funksionojë duhet vetëm ujë.

Ndryshe nga soda, pluhuri për pjekje nuk duhet të përzihet me ushqime të tharta dhe përdoret më së shumti për të fryrë brumin. Pra, soda e bukës futet në receta që përmbajnë një sasi më të madhe të disa acideve, dhe pluhuri për pjekje jo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor