Shendeti 11 Qershor 2022

Arbër Hajdari flet për sëmundjen e rëndë në fëmijëri: “Mjekët thonë se e kam jetë të dytë”

Shendeti

Të gjithë e njohim si djalin e “Fundjavës Ndryshe”, ose opinionistin që e jep hapur mendimin dhe kritikën e tij. Arbër Hajdari, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Më lër të flas”, ku ka folur për shumë anë të tijat, të cilat deri tani nuk ia njihnim përmes ekranit.

Arbri zbuloi detaje nga fëmijëria e tij, duke thënë se mamaja e ka veshur si vajzë në vitet e para të jetës. “Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza.

Ai ka folur gjithashtu edhe për një periudhë të vështirë të jetës së tij, lidhur me gjendjen shëndetësore. “Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”– theksoi Arbri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor