Tendencat e fundit te modes 11 Qershor 2022

Jo vetëm ngjyrat e ndezura, look-u tërësisht i zi do të mbizotërojë këtë verë, ja kombinimet

Tendencat e fundit te modes

Jo vetëm ngjyrat e ndezura, tendencat e fundit të modës për këtë verë, inkurajojnë edhe triumfin e look-ut tërësisht të zi për vajzat dhe  gratë. Si të kombinoni rrobat e zeza në verën e vitit 2022?

Duke u ndalur tek eleganca, veshjet bazike, fustanet elegante dhe detajet e çmuara. Një nuancë për t'u zgjedhur si në përditshmëri, ashtu edhe në ditë festash, falë elegancës së saj të përjetshme.

Çfarë nuk mund të mungojë në gardërobën e verës (ashtu si në atë të dimrit)? Një fustan i zi. Preferohen modelet me shtrirje dhe këllëf. Dhe ato të zbukuruara me detaje të veçanta si për shembull dantella.

Për një efekt elegant dhe të përjetshëm, zgjidhja më e mirë e stilimit mbetet e zeza totale, e cila mund të zhvendoset nga tekstura të ndritshme si pëlhura saten, mëndafshi dhetë  laminuara.

Përndryshe, mund të kombinoni të zezën në verë me nuanca po aq neutrale, si grija.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor