Pjata kryesore 12 Qershor 2022

Pulë me panna dhe kërpudha

Pjata kryesore

Për këtë recetë për 4 persona na nevojiten: 500-600 g gjoks pule, 1 paketim kërpudhash, 1 qepë, 1 panna për gatim, vaj, disa thelpinj hudhër, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja: Në një tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e prerë në rrathë bashkë me pulën. E Trazojmë në mënyrë që mishi të gatuhet nga të gjitha anët. Kur qepa dhe mishi thajnë lëngjet e tyre, shtojmë hudhrat dhe i gatuajmë edhe 1 minutë me to. Më pas hedhim gjysmë gote ujë. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë për rreth 15-20 minuta. Kur mishi dhe qepa të jenë gatuar plotësisht, shtojmë kërpudhat dhe duke i trazuar i lëmë të zbuten 3-4 minuta sa gjella të lidhet mirë. Në fund shtojmë panna-n. Bluajmë sipër pak piper të freskët. E shoqërojmë me bullgur me perime. Çfarë të hash!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor