Make up 12 Qershor 2022

Nuk mund të rrini pa makeup në verë? Ky truk do t’ju ndihmojë ta bëni grimin shumë shpejt

Make up

Nëse  ndiheni rehat pa makeup dhe mund ta shmangni grimin gjatë verës, do të ishte gjëja më e mirë që mund t'i bëni lëkurës suaj.

Por nëse bëni pjesë tek ato gra e vajza që përpiqen të përshtatin truke për makijazh sa herë ndryshon klima, atëherë për këtë verë kemi një sugjerim për ju.

 Mënyra më e lehtë për të bërë grim është t'i mbani gjërat të thjeshta, por të guximshme. Pikërisht këtu hyn edhe eyeliner-i i jashtëm.

Sekreti është të bëni dy vija të holla, një në kapakun e syrit dhe një në pjesën e poshtme, si në foto. Sigurohuni që të ruani një hapësirë në mes. Gjithashtu vendosni një korrektor në mënyrë strategjike për ta bërë lëkurën të duket si më e ngritur. Dhe një buzëkuq në ngjyrën nude në buzë, është mënyra më perfekte për grimin e kësaj vere. /Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor