
Shpërthen vullkani Marapi në Indonezi, disa viktima (Video)
Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezi gjatë fundjavës, i ka marrë jetën 11 alpinistëve të gjendur pranë krate...
Sa herë që themi borzilok, gjëja e parë që na vjen në mendje është pestoja e famshme gjenoveze, e cila u jep një shije të shkëlqyer antipastave dhe makaronave. Por, erëza me aromën karakteristike është gjithashtu një aleat i shkëlyer i shëndetit pasi ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, përbërës me veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, si dhe substanca fitoushqyese shumë të dobishme për organizmin.
Borziloku nuk gjendet gjatë gjithë vitit në treg, por ju mund ta ruani të freskët dhe ta përdoni sa më gjatë në këto dy mënyra.
Metoda e parë : Ngrirja
Vendosni në enën e përgatitjes së akullit gjethet e borzilokut. Mbështilleni me letër alumini dhe futeni në ngrirje. Pasi ato të kenë ngrirë duke ruajtur formën e tyre, mund t'i përdorni sa herë të keni nevojë.
Metoda e dytë: Nën kripë
Ndajini një nga një fletët e borzilokut dhe vendosini në një kavanoz. Pasi të përfundoni shtoni në të një lugë të madhe kripë, pak vaj ulliri dhe mbyllini kavanozin. Me këtë medodë borziloku do të jetë i freskët për 4-5 muaj, por kujdes kur gatuani me të, mos u shtoni kripë recetave tuaja.
Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezi gjatë fundjavës, i ka marrë jetën 11 alpinistëve të gjendur pranë krate...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Queens të New York- ut, ku janë vrarë katër anëtarë të një famil...
Në shtëpinë e këngëtares dhe moderatores së famshme Gerta Heta, është duke u rritur një kampione e vërtetë...