Pjata kryesore 15 Qershor 2022

Speca të mbushur

Pjata kryesore

Përbërësit: 12 speca për t'u mbushur, 2 qepë mesatare, 300 g mish viçi të grirë ose në copa të vogla, 3 filxhan çaji oriz, 400 g domate të pastruar e të grirë në rende, vaj misri, vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon.

Përgatitja: Kaurdisim qepën e grirë me mishin në një tigan me kapak ku kemi shtuar vaj për gatim. Flakën e mbajmë të ulët sepse: e para flaka e lartë e forcon mishin e grirë sikur të jetë llastik dhe së dyti duam që qepa të tretet në lëngun që lëshon vetë. Në varësi sesa me lëng janë domatet që keni grirë, shtoni dhe një filxhan kafe ujë te qepa nëse mendoni se ka nevojë ende të zbutet. Më pas shtoni domaten e grirë dge lëreni prap të ziejë me kapak me flakë të ulët. Pasi lajmë specat, i presim atyre fundin te pjesa e bishtit dhe pjesën e fundit të specave e grijmë tek gjella që kemi gatuar. E heqim gjellën nga zjarri dhe shtojmë orizin. E përziejmë mirë me harxhën, shtojmë kripë, rigon me shumicë dhe piper. Fillojmë mbushim specat, me pjesën e mbushur të orizit mbushim hapësirat midis specave.

Ndezim furrën në 200 gradë dhe ndërkohë vendosim të ziejë 6 masa uji nga filxhani çajit që përdorët për të matur orizin. Rregulloni përsëri ujin me kripë dhe piper. Shtoni ujin e zier menjëherë mbi orizin e të mbushurave. Spërkatni çdo spec me vaj ulliri.  Piqeni për rreth 40 minuta ose derisa uji në tavë të jetë përthithur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor