Kujdesi per trupin 16 Qershor 2022

"Magjik" për shkrirjen e dhjamit të barkut, ç'duhet të dini për xhenxhefilin

Kujdesi per trupin

Xhenxhefili, si një përbërës i shumë recetave, pijeve e çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe nga sëmundjet kronike. Një nga shqetësimet që nuk po i kushtohet vëmendja e duhur është pikërisht tretja.

Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë arritur në konkluzione shkencore dhe bien dakord se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomat e diabetit e tipit 2.

Si ndikon xhenxhefili në organizëm

Arsyeja se pse xhenxhefili është ushqimi ideal për eliminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe antioksidantëve të shumtë që ai përmban. Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës. Gjithashtu, xhenxhefili ka aftësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe formimin e kalcifikimeve në kapilarë dhe arterie.

Xhenxhefilin mund ta pini si çaj, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, pa u shqetësuar për efektin, sepse ai do të jetë i njëjti. Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30%.

Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrave në trup bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.

Xhenxhefili luan gjithashtu funksion për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie. Kjo rezulton në një qarkullim gjaku më të mirë, dhe si pasojë zemra është e mbrojtur.

Një tjetër ndikim pozitiv që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre.

Gjithashtu xhenxhefili lehtëson dhe dhimbjet muskulare. Duke qenë se përmirëson qarkullimin e gjakut, muskujt furnizohen më mirë me oksigjen si dhe nxit rigjenerimin e qelizave muskulare.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor