Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga stilet praktike deri tek ato të voglat që duken si kuti, çantat e thurura janë aksesorë të përsosur të veshjeve verore. Vitet e fundit ato janë rikthyer në modë dhe këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ato mund t'i kombinoni për t'i marrë kudo, pavarësisht nëse shkoni në park për një piknik, pazar apo kafe me miqtë.
Ka një arsye pse ndikimi i Dukeshës së Kembrixhit ka ndihmuar për ta sjellë në trend këtë aksesor.
Në fillim të këtij viti, gruaja e Princit William solli nga Karaibet disa çanta të thurura dhe tregoi se si ato mund të jenë aksesorë elegantë për kombinimin tuaj të ditës apo mbrëmjes.
Nuk ka rëndësi çfarë keni veshur, me çdo print, prerje apo ngjyrë të rrobave, çantat klasike të thurura ngjyrë bezhë përshtaten në mënyrë të përsosur.
Bëhuni mbretëresha e stilit edhe në plazh! Avantazhi i varianteve të mëdha të këtyre çantave është se ato mund të jenë një aksesor praktik, por edhe modern për të shkuar në plazh.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...