Femijet 19 Qershor 2022

Sipas Lira Gjikës ja si duhet të veproni kur fëmija juaj godet një fëmijë tjetër

Femijet

Nuk është mirë të ndodhë, por janë situata ndonjëherë të pashmangshme. Fëmija yt mund të godasë një fëmijë tjetër. Lira Gjika sjell një shembull konkret dhe shpjegon se cila është mënyra e duhur e reagimit në këtë rast.

“Një djalë 4 vjeç godiste një fëmijë tjetër reth 3 vjeç. Gjyshja e djalit 4 vjeç i thoshte“ Jo të keqen nëna se e kemi xhan, se shih sa i mirë që është”. Fëmija 4 vjeç vazhdonte ta godiste të voglin. Gjyshja duke e kuptuar që nuk e qetësonte dot, i tha të nipit “ti je djalë i keq, shih sa i mirë është ky. Do t'i them mamit që ti je djalë i keq”.

Kur fëmija bën një veprim, që nuk është i mirë psh, kur godet apo pështyn apo sillet keq me një fëmijë tjetër, qoftë djalë apo vajzë, nuk i thuhet: “Se e kemi xhan”, por me zë të qetë dhe të prerë i thuhet fëmijës: “ky veprim është shumë i keq dhe unë nuk të lejoj ta bësh pasi nuk të lejon të bëhesh i mirë e i zoti siç ti dëshiron”. Mund të vazhdohet: “Shiko sa të bukur të kanë bërë babi me mamin edhe ti kështu duhet ta bësh shpirtin tënd, të bukur. Dhe të kesh shpirtin e bukur do të thotë të mos godasësh të tjerët, të mos sillesh keq dhe ti zgjedhësh fjalët”. Fëmija 4 vjeç e ka shumë të vështirë të pranojë që ai fëmija tjetër është i mirë, atij i duket se nëna do atë tjetrin. këto shprehje i shtojnë ankthin dhe pasigurinë fëmijës, aq më tepër etiketimi “Ti je djalë i keq”. Kjo mënyrë të sjelluri është ti biesh shkurt dhe të përtosh të ndihmosh fëmijën të bëjë më të mirën”, shkruan Lira Gjika.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor