Kuriozitete
Kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe vetëbesimin, shumë do t’i lidhin këto dy tipare me njerëzit në të 20-at apo 30-at. Megjithatë, studimet tregojnë të kundërtën.
Një anketë e kryer së fundmi, tregoi se njerëzit ndihen më tërheqës në të 50-at, sepse në këtë moshë u intereson gjithnjë e më pak se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Pikërisht, ata ndihen më tërheqës në moshën 53-vjeçare dhe kjo reflektohet në jetën e tyre seksuale.
Sipas rezultateve të studimit, katër nga dhjetë persona rreth të pesëdhjetave (41 përqind) thonë se tani ndihen më tërheqës dhe më mirë me veten e tyre. Përveç kësaj, pothuajse një e pesta e tyre mendojnë se flirtimi dhe daljet janë shumë më argëtuese në këtë periudhë.
Gjithashtu, 53 për qind e njerëzve mbi 50 vjeç thonë se avantazhi është se ata tani e dinë më mirë se çfarë duan në një marrëdhënie, sesa kur ishin më të rinj. Ata nuk kanë frikë as nga refuzimi, ndaj e kanë më të lehtë të vendosin të afrohen me një person që pëlqejnë, të paktën kështu thonë 40% e tyre. Të bësh dashuri, thonë ata, nuk është më e mërzitshme në vitet pesëdhjetë, përkundrazi.