Probleme te perditshme 20 Qershor 2022

Trendi i verës, shapkat më në modë kanë edhe këto veti mjekësore

Probleme te perditshme

Me siguri i keni parë shpesh shapka ose sandale në këtë model, të cilat përveçse janë shumë të lezetshme, janë edhe tepër të rehatshme. Dhe rehatia është vërtet e rëndësishme, veçanërisht kur jeni jashtë në vapë.

Falë faktit se ato janë bërë me një shollë ultra të trashë, ata që i përdorin thonë se veshja e tyre duket sikur po "shkel mbi re". Megjithëse afro 5000 njerëz i vlerësuan këto re kompakte, ata që vuanin nga dhimbjet e këmbëve, qoftë për shkak të fasciitit të shputës apo thjesht se kishin këmbë më të sheshta, kanë qenë edhe më të befasuar nga përshtatja qetësuese e sandaleve/shapkave.

Shumë sandale verore prodhohen nga materiale të ndryshme dhe kanë shumë rripa, që do të thotë se nuk mund t'i vishni kudo dhe janë më të vështira për t'u pastruar. Ky model ka një formë të thjeshtë dhe për shkak të materialit të tyre, mund t'i përdorni në shtëpi, apo dhe në pishinë

Sandalet "mbi re" janë të papërshkueshëm nga uji dhe kërkojnë disa minuta për t'u fshirë shpejt nëse janë pis.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor