
Zyrtarisht erdhi vjeshta? Ja çfarë pritet mbi vendin tonë ditët e ardhshme
Përjetuam një shtator të nxehtë, si zgjatim të verës me temperatura 3-5 gradë më të larta se mesatarja mujore kli...
Qoftë një herë të vetme jemi pyetur në vegjëli apo kemi pyetur fëmijët: Kë do ti më shumë? Këtë pyetje Lira Gjika e quan të tmerrshme, pasi ushqen edhe dyshimin dhe pasigurinë.
Postimi i plotë në Facebook
"Kë do ti më shumë?" kjo pyetje e tmerrshme, jo vetëm e vendos fëmijën përpara dilemës se cilin duhet të zgjedhë, por ushqen edhe dyshimin dhe pasigurinë. Kjo pyetje, që e drithëron fëmijën, që i than shpirtin fëmijës, mesa duket, është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë. Këtë pyetje, ia bëjnë fëmijës, të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri te pediatrit e psikologët. Asnjërit nuk i shkon mendja se çfarë presioni dhe ankthi i krijojnë fëmijës.
Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai, që është i vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje, që ai nuk di ta bëjë. Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin. Të rritur, lëreni të qetë fëmijën! Jepini ju dashurinë dhe sigurinë, aq të nevojshme për të, që të bëhet një i rritur i zoti e i lirë e jo i varur e dyshues ndaj tjetrit. Të rritur pa përjashtim hiqeni këtë pyetje nga përdorimi, nëse vërtetë i doni fëmijët.
Përjetuam një shtator të nxehtë, si zgjatim të verës me temperatura 3-5 gradë më të larta se mesatarja mujore kli...
Rutina e kujdesit të lëkurës ndryshon jo vetëm sipas llojit të kësaj të fundit, por edhe sipas faktorëve të jasht...
Këngëtari korçar, Endri Prifti dhe gazetarja, Ola Bruko, kanë qenë dyshja më e përfolur në media, pasi përflite...