Kuriozitete 21 Qershor 2022

Nëse urinoni në këtë plazh do të merrni 750 euro gjobë

Kuriozitete

Turistët që guxojnë të kryejnë nevojat personale në brigjet dhe detet e Spanjës, do të gjobiten me plot 750 euro.

Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, thanë se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë.

Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si një “shkelje të vogël” dhe “shkelje të rregullave të higjienës”, por nuk ka sqaruar se si do të identifikojnë autoritetet turistët që do të urinojnë në det.

Zyrtarët e qytetit planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës.

Gjithashtu autoritetet në Francë kanë ndaluar edhe përdorimin e sapunit apo shampos në det, si dhe larjen e enëve të kuzhinës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor