Marredhenia ne çift 22 Qershor 2022

Si ta kuptoni nësi partneri/partnerja juaj është një psikopat/e?

Marredhenia ne çift

Të  gjithë kemi takuar të paktën njëherë në jetën tonë dikë për të cilin kemi thënë me vete "ai është psikopat". Në fakt psikopatët përbëjnë 1 për qind të popullsisë në botë, dhe kur flasim për psikopatinë jo gjithmonë njerëzit me këtë problem janë vrasës serialë. Ata mund të jenë persona manipulues dhe shkaktojnë dëme pa mëshirë.

Ekspertët e psikologjisë thonë se ata ia arrijnë ta synojnë thuajse çdo qëllim që e kanë, qoftë ato financiare, qwllime pwr seks, vëmendje etj, 

Por, si ta dini që i dashuri i juaj mund të jetë një individ i tillë?

Gënjeshtrat dhe arsyetimet

Të gjithë bëjmë gabime dhe janë gabimet ato që na mësojnë dhe na ndihmojnë të kuptojmë drejtimin që duhet të ndjekim në jetë. Sidoqoftë, psikopatët kanë tendenca të bëjnë shumë premtime, por të cilat asnjëherë nuk i mbajnë. Ata prihen të bëjnë çmos për ta fituar besimin tuaj, por pastaj ngadalë do t’ju shkatërrojnë.

Keni kujdes me gënjeshtrat dhe arsyetimet e tyre, pasi këto janë shenja serioze të cilat tregojnë se diçka mund të mos jetë në rregull me këta persona.

Psikopatët mendojnë dhe hiqen gjithë kohës sikur janë viktima në situatë

Këtë aftësi të tyre nuk mund ta shpjegojnë as psikologët. Thuhet se psikopatët kanë prirje të jashtëzakonshme ta shfrytëzojnë çdo debat dhe rast për t’u hequr si viktima, gjë që i bën ata të duken të pafajshëm në çdo situatë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor