Probleme te perditshme 22 Qershor 2022

Vuani nga thembrat e çara? Me këto 2 trajtime 100% natyrale do të shpëtoni prej tyre

Probleme te perditshme

Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Po flasim për thembrat e çara dhe kallot, dy prej problemeve më shqetësuese gjatë verës për shumë femra dhe meshkuj. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e tyre: lagështia, veshja e këpucëve të papërshtatshme zbathur etj. Megjithatë, ekzistojnë disa metoda natyrale për t'i trajtuara para se të mbathni sandalet dhe shapkat e para për sivjet.

Aspirinë + lëng limoni

Kombinimi i aspirinës me lëngun e limonit është një ndër metodat më efektive për të trajtuar thembrat e çara dhe kallot e këmbës. Shtypni 5-6 kokrra aspirinë dhe bashkojini me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle ujë. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh lyeni me kremin e përgatitur thembrat dhe mbështillini me një qese plastike. Pas 10 minutash fërkoni thembrat me gur smeril dhe lajini me ujë të ngrohtë. Nëse vuani nga diabeti, apo keni alergji nga aspirina mos e përdorni metodën e mësipërme.

Niseshte misri  dhe vitaminë E

Në qoftë se nuk keni niseshte misri në shtëpi, vraponi menjëherë për ta blerë pasi aplikimi i përditshëm i saj i mban këmbët e thata. Merrni disa kapsula xhelatinoze vitamine E dhe përziejini me niseshte misri. Me masën e përftuar lyeni thembrat e çara dhe kallot. 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor