Showbiz 23 Qershor 2022

"Lotaria e saj isha unë" këngëtari i njohur tregon historinë e veçantë të njohjes me bashkëshorten

Showbiz

Edhe pse shumë i dashur dhe i kërkuar nga publiku, intervistat dhe daljet publike duket se Gena preferon ti ketë të rralla. Pasditen e sotme artisti si rrallherë erdhi me rrëfime personale dhe detaje nga jeta profesionale në një intervistë përballë Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros.


Duket u kthyer pas në kohë, Gena tregoi si nisi rrugëtimi i tij në muzikë i cili nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë.

“Fillova si baterist dhe për një kohë të gjatë fillova në këto mbrëmjet që atëhere ka qenë e ndaluar të këndohej. Atëhere kam qenë 16-17 vjeç. Vazhdova 11 vite si baterist dhe këngëtar, pastaj iki në Greqi, shkoja shumë herë sepse familja ime ka jetuar atje. Rrija pak pastaj kthehesha, e ndjeja veten më mirë në Korçë. I pari që më solli në Tiranë është Gjergj Luca. Për 3 vite vija në Korçë, pastaj kthehesha në Tiranë dhe anasjelltas”, tregoi Gena në studion e “Pardon My French”.

Gjithashtu Gena foli edhe për martesën e tij me Lorin, të cilën fati kishte deshur ta njihte shumë rastësisht.

“Me Lorin jemi njohur në një nga club-et e asaj kohe. Kishte ardhur për të marrë një vizë për në Greqi. Edhe shyqyr që më gjeti mua që e mori vizën. Llotaria e saj isha unë. Mos gaboj kemi 14 vjet bashkë”.

Ndalur tek partnerja, pyetjes se a a do të hynte Gena në Big Brother Vip Albania”, ai iu përgjigj mes të qeshurash në këtë mënyrë:

“Nuk e di po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk”

Përsa i përket aspektit profesionale, Gena preku një ndër temat më të komentuara të këngëtarëve sot, klikimet në Youtube. Artisti u shpreh se ndihet i habitur se si artistët shqiptarë kanë më shumë klikime se yjet botërorë.

“Klikimet i kam shumë reale sepse është bërë dhe trend t’i blenë. Unë nuk kam ndërhyrë në klikimet e mia sepse unë nuk dua të gënjej veten. Unë çuditem me si disa artistë kanë klikime për një ditë më shumë se Maluma”

Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e tij të re në bashkëpunim me Genc Prelvukaj, Gena zbuloi se po bëhet gati për projektin e rradhës. Bëhet fjalë për një tjetër duet me këngëtaren e njohur Soni Malaj. Dyshja kanë nisur punën dhe videoklipi do të publikohet shumë shpejt.

E nëse jeni nga ata që mes këngëve të Genës nuk dini kë të veçoni si më të bukurën, na lini t’ju ndihmojmë ne, përmes përgjigjes që artisti dha.

“Tumankuqe më ka ngjitur 100%, mbase ka të bëjë me vokalin, me tipin, është një nga këngët që kudo që shkoj ma kërkojnë”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor