Showbiz 23 Qershor 2022

Lajm i trishtë nga Kosova, ndërron jetë prej kancerit në vezore producentja shqiptare

Showbiz

Një lajm i trishtë vjen nga Kosova.  Producentja  Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë këtë të enjte, pasi nuk ia doli që të fitonte betejën me kancerin. Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.


“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, shkruan ai.

Producentja ka treguar më herët se në mars të 2021 ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe që atëherë ishte operuar e po bënte kimioterapi.

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest, edicioni i 14-të i të cilit është planifikuar për 26-30 korrik, ndërsa për t’i mbështetur filmbërësit e Ukrainës, ky edicion do të jetë nikoqir i edicionit të 13-të të Odesas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit. Gjithashtu ajo ishte producente e dy filmave artistikë, “Cirku Fluturues” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirov.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor