Shëndeti i gruas 24 Qershor 2022

Paralajmërim urgjent për gratë që kanë kaluar këtë problem, rrezikohen nga goditja në tru

Shëndeti i gruas

Sipas një studimi të ri, gratë që kanë pësuar një abort paralajmërohen se kanë një rrezik në rritje për goditje në tru. Ekspertët shqyrtuan të dhënat globale dhe zbuluan se gratë që kishin pasur tre aborte spontane ose më shumë kishin 35 për qind më shumë rrezik për goditje në tru .

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë që kishin pësuar lindje të vdekur kishin 31 për qind rrezik më të lartë për një goditje jo-fatale dhe 7 për qind më shumë rrezik për goditje fatale.

Steriliteti lidhej gjithashtu me një rrezik 14 për qind më të lartë të goditjes në tru, në krahasim me gratë që lindin fëmijë.

Goditjet në tru u identifikuan nëpërmjet pyetësorëve të vetë-raportuar, të dhënave spitalore ose regjistrave kombëtarë të pacientëve.

Goditjet fatale janë regjistruar përmes regjistrave të vdekjeve. Globalisht, goditja në tru është një nga shkaqet kryesore të vdekjes dhe paaftësisë tek gratë.

Në vitin 2019, shifrat tregojnë se rreth tre milionë gra kanë vdekur nga goditja në tru.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor