Ëmbëlsira 24 Qershor 2022

Kek me shërbet shoqëruar me akullore dhe fëstëkë

Ëmbëlsira

Përbërësit: 5 vezë fshati, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 200 ml kos, 300 g miell, 1 lugë kafe me sodë buke dhe lëkura e 2-3 portokajve.

Për shërbetin: 600 ml ujë dhe 800 g sheqer.

Përgatitja: Rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë gjalpin e shkrirë. Më pas hedhim sipas rendit kosin, miellin, sodën dhe lëkurat e portokallit. Shtrojmë masën në një tavë të lyer me gjalpë. E pjekim kekun në 180 gradë për 45 minuta, në mes të furrës, derisa keku të kullojë. E testojmë me një majë thike e cila duhet të dalë e pastër. Hedhim ujin në tenxhere bashkë me sheqerin dhe e lëmë shërbetin të ziejë 15 minuta nga pika e vlimit. Siç dihet kur përgatisim ëmbëlsira me shërbet ose keku ose shërbeti duhet të jetë i ftohur Ne e shoqëruam kekun tonë me shërbet me akullore me fëstëk dhe fëstëkë të grirë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor