Marredhenia ne çift 24 Qershor 2022

Çfarë është anorgasmia, mungesa e orgazmës për të cilën femrat flasin rrallë dhe dinë pak

Marredhenia ne çift

Anorgazmia është përkufizimi mjekësor që i bëhet vështirësisë për arritjen e orgazmës pas një stimulimi të mjaftueshëm seksual. Kjo është një gjendje e shpeshtë që prek shumë gra, më tepër se sesa mendohet. Ajo lidhet me moshën, gjendjen shëndetësore dhe përdorimin e medikamenteve të ndryshme.

Ekzistojnë disa tipa anorgazmash

• Anorgazma primare: Kur gruaja nuk ka arritur kurrë orgazëm.
• Anorgazma sekondare: Kur gruaja ka pasur më parë orgazma, por së fundmi ka vështirësi në arritjen e tyre.
• Anorgazma situacionale: Kur gruaja arrin në orgazëm vetëm në gjendje të caktuara p.sh. gjatë seksit oral apo masturbimit. (Kjo është shumë e shpeshtë te gratë). Në fakt, shumica e grave arrijnë në orgazëm vetëm gjatë stimulimit të klitorisit.
• Anorgazma e përgjithshme: Kur gruaja nuk arrin në orgazëm në çdo lloj pozicioni dhe me cilindo partner.

Shkaqet

Pavarësisht asaj që përshkruhet apo shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizikë dhe psikologjikë.

Shkaqet fizike: Shumë sëmundje, ndryshime fizike apo medikamente të ndryshme mund të interferojnë me orgazmën:

Gjendjet mjekësore: Sëmundjet si: diabeti apo skleroza multiple, ndikojnë në shfaqjen e problemeve me orgazmën.

Ndërhyrjet gjinekologjike: Operacionet e qafës së mitrës, heqja e mitrës, prania e aderencave nga infeksionet kronike, i bëjnë marrëdhëniet seksuale të dhimbshme.

Medikamentet e ndryshme: Medikamentet që përdoren për mjekimin e tensionit të lartë të gjakut, anti alergjikët apo antidepresivët ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve seksuale.

Alkooli dhe droga: Sasia e madhe e alkoolit dhe përdorimi i drogave të ndryshme pengon aftësinë për arritjen e orgazmës.

Mosha: Me kalimin e viteve gruaja pëson ndryshime anatomike, hormonale, neurologjike apo kardiovaskulare, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në seksualitetin e saj. 

Këshilla

E rëndësishme është të kuptohet trupi: të kuptosh anatominë e trupit tënd, të kuptosh mënyrën e pëlqyer të prekjes për të çuar në një kënaqësi seksuale më të plotë. Më e rëndësishmja është t'i kushtohet pak kohë eksplorimit të trupit. Nëpërmjet masturbimit ose një vibratori mund të kërkohet për të gjetur tipin e prekjes që të jep më shumë kënaqësi dhe më pas të diskutohet me partnerin. Nëse vetëeksplorimi është i pamundur, atëherë kjo mund të realizohet nëpërmjet partnerit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor