
Humbi dhjetëra kilogramë, Oprah Winfrey tregon medikamentet që e ndihmuan të dobësohej
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Lija e majmunëve nuk është ende një emergjencë globale shëndetësore, vendosi ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se ishte shumë i shqetësuar për shpërthimin.
“Jam shumë i shqetësuar për shpërthimin e lisë së majmunëve, ky është qartë një kërcënim shëndetësor në zhvillim që kolegët e mi dhe unë në Sekretariatin e OBSH-së po e ndjekim jashtëzakonisht nga afër,” tha Tedros.
OBSH tha në një deklaratë se pse kishte disa pikëpamje të ndryshme brenda komitetit, ata përfundimisht ranë dakord me konsensus se në këtë fazë shpërthimi nuk është një Emergjencë e Shëndetit Publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC).
Etiketa “emergjente globale” aktualisht vlen vetëm për pandeminë e koronavirusit, teksa agjencia e OKB-së është tërhequr nga aplikimi i saj për shpërthimin e lisë së majmunëve pas këshillave nga një takim i ekspertëve ndërkombëtarë.
“Ka pasur më shumë se 3200 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe një vdekje e raportuar në gjashtë javët e fundit nga 48 vende ku zakonisht nuk përhapet,” sipas OBSH-së.
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...
Përjetuam një shtator të nxehtë, si zgjatim të verës me temperatura 3-5 gradë më të larta se mesatarja mujore kli...