Kujdesi per trupin 26 Qershor 2022

Lufta kundër celulitit bëhet në tryezë, hani më shumë nga këto fruta për lëkurë të bukur

Kujdesi per trupin

Pavarësisht nëse jeni elegante, apo me disa kilogramë më tepër, celuliti është një ndër “armiqtë” kryesorë për shumë vajza dhe gra. Ndonëse ka një sërë metodash që e eliminojnë, një ndër aleatët kundër celulitit janë frutat. Disa prej tyre gëzojnë më shumë se të tjerat vetinë për të luftuar dhe zhdukur celulitin.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet si frutat e tjera të kuqe “punojnë” kundër celulitit. Ata përmbajnë fibra, ujë dhe vitaminë C.

Dardhët

Dardha është e pasur me kalium, ka pak kalori si dhe ka veprim veprim antimikrobik, për të stimuluar qarkullimin limfatik.

Ananasi

Përshpejton rigjenerimin e indeve, ndihmon tretjen e proteinave dhe nxit largimin e lëngjeve të mbajtura nga trupi.

Kivi

Mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e celulitit, pasi ka një përmbajtje të shtuar të vitaminës C, e cila kontribuon në detoksifikimin e trupit dhe në sintezën e kolagjenit dhe elastinës, duke rritur kështu qëndrueshmërinë e lëkurës. Përveç kësaj, konsumimi i dy kivi në ditë për gjashtë javë duket se redukton lodhjen, rrit vitalitetin dhe përmirëson disponimin.

Shalqiri dhe pjepri

Të pasura me fibra dhe ujë, krijojnë ngopje dhe kanë efekt diuretik. Ato ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi duke përmirësuar celulitin dhe aknet. Janë një alternativë e shkëlqyer në periudhat e nxehta për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe fuqisë së tyre hidratuese në trup dhe shtresat e lëkurës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor