
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell na rrezikon të gjithëve njëlloj, por më të rrezikuar janë ata që vuajnë nga patologji kardiake. Mjeku Taulan Gishto jep disa këshilla që duhen pasur parasysh në ditët e nxehta që kalohen në plazh.
"Për meshkujt mbi 45 vjeç dhe për femrat mbi 55 vjeç sidomos për ato që kanë një sëmundje kardiovaskulare, pra kanë një diagnozë"- thotë ai.
Në verë janë të shumta rastet e infarkteve e veçanërisht në plazhe. Mjeku kardiolog Taulan Gishto, teksa shpjegon arsyet, thotë se më të rrezikuarit janë të moshurit. "Ndodh tek ato që janë normal por si pasojë e ndryshimit të temperaturave pësojnë një mbledhje të arterjeve koronare në mënyrë të njëhershme të temperaturës nga i ngrohti në të ftohtë. Pra nga çadra shkojnë në ujë, uji është i ftohtë dhe kjo bëhet shkak për prodhimin e një infarkti akut ose të një aritmie të menjëhershme e cila i merr jetën individit në moment. Grupi tjetër janë individ që vuajnë nga zemra", - shpjegon mjeku.
Por, ka disa mënyra se si mund të shmanget shfaqja e problemeve kardiake për ato që ekspozohen në temperatura të larta dhe frekuentojnë plazhet. "Duhet të parapërgatisin trupin përpara se të futen në ujë. Në momentin që një person futet në ujin e ftohtë duhet të ketë një përgatitje trupi në mënyrë që të mos ndjehet diferenca e madhe e temperaturës"- këshillon ai.
Mejku thotë se e rëndësishme gjatë ditëve të nxehta është shmangia e orëve kur temperaturat arrijnë pikun. "Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me hidratimin. Duhet të jenë gjithë kohës të hidratuar me lëngje dhe me ushqime që kanë përmbajtje të klatrtë mineralesh si zarzavatet dhe fruta perime".
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...