Astroliving 27 Qershor 2022

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet gjatë datave 27 qershor-3 korrik

Astroliving

DASHI: Kjo do të jetë një javë shumë e ngarkuar, të dashur miq të shenjës së Dashit. Përveç Diellit, në këtë shenjë do të shkëlqejë edhe Hëna e re, ndërsa Plutoni vazhdon t'ju ngacmojë nga shenja e Bricjapit. Ka nga ata që mendojnë se është diçka e pakëndshme kur planetët janë në prapavijë, por kur qielli ju paralajmëron, do të thotë se ka ardhur koha e duhur për të bërë ndryshime. Shumë probleme do të zgjidhen në këto ditë dhe ky është një lajm i shkëlqyer. Në dashuri, marrëdhëniet me Venusin nuk i keni fort të mira. Angazhohuni më shumë, sepse me siguri do të keni sukses. 

DEMI: Pjesa e parë e vitit ishte e vështirë për shkak të Saturnit në prapavijë në shenjën e Ujorit. Por keni plot stimuj për ndryshim. Edhe nëse Jupiteri vazhdon ndikimin negativ në shenjën tuaj, tashmë e keqja ka kaluar. Pra, nuk keni më justifikime për të mos ndërmarrë iniciativa. Duhet të punoni shumë, sepse kthesa përfundimtare, sidomos në vendin e punës, do të vijë shumë shpejt. Ndryshimet përfundimtare do të vijnë nga tetori e në vazhdim. Gjatë kësaj jave ndikimet pozitive të Uranit, Plutonit, Diellit dhe Hënës së re do t'ju shoqërojnë hap pas hapi. Shijojeni jetën… është një urdhër që vjen nga qielli dhe nga zemra.

BINJAKËT: Kalimi i Venusit në shenjën tuaj tashmë duhet të ketë filluar të japë ndikimin e vet të dobishëm! Ka shumë pak Binjakë që do të mbeten beqarë pas këtij tranzicioni planetar. E, ata që ende nuk e kanë takuar shpirtin e tyre binjak, sigurisht që po përgatiten ta mirëpresin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fakt, nuk mund të përjetoni plotësisht gëzimet e dashurisë në çift, nëse fillimisht nuk rizbuloni një marrëdhënie të shëndetshme me veten. Afërdita dhe Mërkuri do të ndikojnë për mirë në jetën tuaj personale dhe profesionale. Qielli i verës, miq të Binjakëve, është një qiell plot me mundësi. Shijojeni në maksimum, pasi e keni merituar gjithçka që keni.

GAFORRJA: Ju jeni protagonistët e vërtetë të kësaj jave, të dashur miq të shenjës së Gaforres! Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj më datë 29. Do të hapet për ju një kapitull i ri, i përbërë nga emocione dhe risi. Do të ndiheni të çliruar nga të gjitha ndikimet negative, edhe për shkak se Diellin do ta keni në shenjë. Jupiteri i vendosur në shenjën e Dashit mund t’ju ndikojë për keq në çështjet e punës, por planetët e favorshëm e ndriçojnë atë me një dritë që eliminon çdo efekt të bezdisshëm që mund të jepte gjiganti i qiellit në këtë pozicion. Kështu që shijoni çdo moment të kësaj jave. Korrni frytet e dashurisë kozmike me të dyja duart dhe gjithashtu ato të dashurisë njerëzore, që me siguri do të mbushin jetën tuaj.

LUANI: Mos e shqetësoni qenin që fle ose ndoshta do të ishte më mirë të thoshim Luanin që fle. Ky paralajmërim u dedikohet të gjithë atyre që kanë të bëjnë me ju. Dielli dhe Hëna e re në shenjën tuaj ju bëjnë të mbindjeshëm, hiperaktivë dhe, ndonjëherë, edhe pak gjakftohtë. Ndjeni energjinë elektrizuese  brenda jush duke u rritur çdo ditë që kalon. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe! Vitit tuaj astral po i vjen fundi. Prandaj është koha për të bërë një bilanc. Zakonisht, shenjat e tjera e përjetojnë këtë periudhë me njëfarë intolerance dhe pse jo edhe me pak lodhje. Për ju gjërat janë ndryshe: jeni anormalë nga ky këndvështrim. Juve sfidat ju stimulojnë, nuk ndiheni vetvetja kur gjithçka është e qetë. Ditë të ngarkuara dhe net të nxehta ju presin këtë javë.

VIRGJËRESHA: Qiell vërtet interesant këtë javë për ju, të dashur miq të shenjës së Virgjëreshës. Solcisti veror nënkupton ndryshime për të lindurit e kësaj shenje, surpriza të shumta ju presin. Mësoni të lexoni shenjat dhe do të dalloni të mirat që universi ju jep. Ju keni luftuar shumë këta dy muajt e fundit. Ka shumë gjëra që jeta ju ka marrë. Tani rrota e fatit do të kthehet në drejtim të kundërt. Të shumta do të jenë dhuratat që do të vijnë papritur. Ajo që kërkohet prej jush tani është arti për të ditur se si të merrni, siç keni mësuar të jepni dhe të mos kurseheni. Do të merrni lajme të mira në të gjitha fushat e jetës suaj.

PESHORJA: Sa miq keni pranë dhe sa aleatë! Gjatë rrugës do të shihni se nuk jeni më vetëm. Këtë javë keni në krah Merkurin, Venusin dhe Saturnin. Prandaj ju jeni shumë të mbrojtur. Edhe për ju, njësoj si për vëllezërit tuaj të shenjës së Dashit, këto ditë janë plot stimuj planetarë. Dielli dhe Hëna e re mund të nxjerrin pengesa në rrugën tuaj, por falë ndjenjës suaj të ekuilibrit do të jeni në gjendje t’i kapërceni pa problem ato. Ndiheni të aftë për të përballuar çdo sfidë. Synoni të arrini sa më lart. Kjo mënyrë e re të menduari mund ta çoroditë pak partnerin që ju ka parë të heshtur dhe reflektues. Qetësohuni, shikoni larg, por jini me këmbët në tokë. Mundësi të shkëlqyera takimesh për beqarët!

AKREPI: Dashuria do t’ju buzëqeshë sërish, miq të shenjës së Akrepit, por mos u ankoni dhe mos u bëni tekanjozë. Në jetë duhet të dimë edhe të jemi të kënaqur dhe mbi të gjitha të dimë të presim. Në vend të kësaj, ju dëshironi rendiment maksimal me përpjekje minimale. Dhe gjithçka duhet të vijë shpejt dhe me bollëk. Për sa kohë që nuk e ndryshoni këtë anë të karakterit tuaj, do të jeni të destinuar të mos kënaqeni kurrë. Venusi dhe Mërkuri në shenjën e Binjakëve do t’ju nxisin që ta shihni gotën gjysmë të mbushur. Më pas Hëna e Re në shenjën e Gaforres do t’ju bëjë edhe më optimistë se më parë. Shijojeni jetën, sepse në këto momente vetëm e shkretë nuk është. Në punë dhe në familje gjërat shkojnë mirë. Nuk ju mungon sensualiteti. Së shpejti do të vijë edhe dashuria, ajo që zgjat përgjithmonë. Mos u dëshpëroni!

SHIGJETARI: Prisni edhe disa ditë, të dashur miq të shenjës së Shigjetarit. Mërkuri dhe Afërdita në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Binjakëve zmadhojnë problemet dhe ju bëjnë ta shihni rrugën gjithë të përpjeta. Por në realitet, zbritja tashmë ka filluar për ju. Gjysma e dytë e vitit nuk do të jetë aq e vështirë sa e para. Tani ju pret një tremujor i ngarkuar, por fitimprurës. Pak më shumë durim, pra, për sa i përket kënaqësive në çështjet e zemrës. Shumë shpejt situata në punë do të ndryshojë për mirë, edhe të ardhurat do të shtohen. Nëse ndiheni të lodhur, atëherë lëreni veten të përkëdheleni nga Jupiteri i vendosur në orbitën e shenjës miqësore të Dashit. Mos harroni se keni edhe mbështetjen e Marsit, planetit të erosit. Pra, nëse ditët do të jenë të gjata dhe plot angazhime, netët do të jenë po aq të mbushura me kënaqësi.

BRICJAPI: Shumë të reja duken në horizont, të dashur miq të shenjës së Bricjapit, dhe kjo pavarësisht nga vendosja në prapavijë e Diellit dhe e Hënës. Planetët në një pozicion të vështirë nuk bëjnë gjë tjetër veçse na nxisin, ata na shtyjnë të vrapojmë më shumë për të kapërcyer pengesat. Pra, pavarësisht planetëve kundërshtarë, kjo është java e dritave jeshile për ju. Sikur të mos mjaftonte kjo, ju ndiheni më të fortë edhe falë pranisë së Plutonit në shenjë, një planet që na mëson të marrim forcë nga thellësia e qenies sonë. Mos kini frikë të jeni të guximshëm këtë javë. Mirëpriteni çdo gjë të re me gëzim. Edhe zemra kërkon emocione të reja, mos e mbani të lidhur me zinxhir, përkundrazi lëreni veten të lirë.

UJORI: Ëndrrat mund t’i bëni realitet. Dhe, nëse dikush mund të arrijë të pamundurën,  ata jeni ju, të dashur miq të shenjës së Ujorit. Dhurata më e madhe që ju është bërë nga yjet është se dini të guxoni. Nëse doni diçka, jeni të gatshëm të bëni gjithçka për ta marrë atë, madje edhe për të përballuar peshën e një disfate të hidhur ose refuzimi. E gjithë kjo ju bën një nga shenjat më të forta të zodiakut. Kështu ia keni dalë mbanë të përballoni peshën e një qielli që, herë pas here, ka qenë shumë i rëndë. Të jetosh me Saturnin në shenjë për gati tre vjet nuk është sigurisht e lehtë. Tani, falë mbështetjes së Mërkurit dhe Venusit nga shenja miqësore e Binjakëve, gjithçka është më e lehtë. Këtë javë do të jeni dominues. Edhe në dashuri do të merrni gjithçka që dëshironi.

PESHQIT: Merrini gjërat pak më lehtë, të dashur Peshq. Vera për ju është gjithmonë sinonim i stresit. Gjithçka lëviz më shpejt, oraret janë më fleksibël, Dielli perëndon vonë dhe kjo ju krijon njëfarë çekuilibri. Këtë fillim vere do të jetë një qiell shumë i favorshëm për ju, që pason nga muaj të gjatë plot me angazhime dhe shqetësime. E gjithë ngarkesa e muajve të fundit duhej t'ju kishte mësuar në njëfarë mënyre të hiqni dorë nga dëshira për ta pasur gjithçka në kontroll dhe për t’i lënë gjërat të ndjekin rrjedhën e vet. Me vendosjen e Hënës në shenjën miqësore të Gaforres do të merrni konfirmimin se jeni në rrugën e duhur. Vera e vitit 2022 do të jetë ndryshe nga verat e tjera, sepse qielli juaj është ndryshe: më aktiv dhe plot energji.  Edhe partnerët tuaj do ta vënë re ndryshimin. Jeni më të relaksuar dhe i shijoni më shumë përkëdheljet. Një ndryshim që me siguri do të vlerësohet brenda dhe jashtë mureve të dhomës së gjumit!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor