Showbiz
Pas humbjes së djalit të tyre të sapolindur futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez po shijojnë prej disa ditësh pushimet në Ibiza bashkë me fëmijët e tyre. Paparacët kanë shkrepur disa foto teksa futbollisti dhe Georgina po pushonin në jahtin e tyre të hënën.
Sulmuesi i Manchester United dhe 28 vjeçarja u panë duke kaluar kohë me një grup miqsh në mes të detit. Cristiano tregoi fizikun e tij teksa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra. Nga ana tjetër, Georgina dukej se ende nuk e kishte marrë veten plotësisht pas lindjes, duke patur parasysh se ajo është një vajzë që i pëlqen të duket elegante. Shenjat e celulitit dhe barkut pas lindjes së binjakëve akoma nuk janë zbehur, megjithatë Georgina duket e adhurueshme.
Në fotot e shkrepura ajo shihet me një hije trishtimi në fytyrë.